Zgjedhjet në Maqedoni - Foto: REL/MIA

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski e Siljanovska në balotazh

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e internetit po mban të informuar publikun për procesin e numërimit të votave.

Në faqen e KSHZ-së thuhet se 40.41% e votuesve kanë dalë në zgjedhje.

Deri tani kur rreth 89.99% e votave janë numëruar, në avantazh është kandidati Stevo Pendarovski me 42,64% të votave.

Pas tij vjen Gordana Siljanovska Davkova me 42,32% të votave, ndërsa Blerim Reka ka 10,73% të votave.

Me vetëm edhe 10% të votave pa u numëruar, Pendarovskin e Davkovan i ndan vetëm 0.32%. /21Media