FOTO KALLXO: BUROJË gjendja e keqe e rrugës

Zyrtari i Vetëvendosjes pretendon se u kërcënua në fshatin e presidentit

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Abedin Rexha” në Burojë, Ramadan Zekaj, tha për KALLXO.com se anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj ka kërkuar që të ndërpritet votimi për shkak të numrit të madh të votuesve në radhë.

“Janë vetëm dy klasë që po votohet, ka numër të madh të votuesve. Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që të ndërpritet votimi për shkak së shumë votues janë në radhë, gjithashtu i ka kërkuar komisionerit të partisë së vet që me u largu”, tha Zekaj.

Ndërkaq, anëtari i VV-së, Hysni Mehani tha për KALLXO.com se është kërcënuar se do ta sulmojnë pasi që ka kërkuar të mbyllet vendvotimi 2125B/02D.

“Na kanë kërcënuar se sa të dalim jashtë do të na sulmojnë. Kemi kërku mbylljen e votimit se 25 veta në klasë, por nuk e kanë mbyllë”, u shpreh Mehani.

Lidhur më këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin Ismet Ujkani i cili e mohoi të ketë ndodhur ky incident.

“Nuk ka informata për shkak se nuk ka ndodh ajo çka po pohoni ju. Thjesht ju e dini se te ne si popull veç flitet edhe ajo përhapet mandej. Ne po reagojmë menjëherë kur po ka kësi ankesa edhe në këtë rast shkuam edhe e verifikuam, asgjë nuk ka ndodhë”, u shpreh ai.