Zotimet e PDK-së për sistemin e sigurisë

Në #DebatPernime, kandidati për deputet njëherë edhe ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri dha zotimet e tij dhe të PDK-së për rregullimin e sistemit të drejtësisë në mandatin e ardhshëm.

Premtimet dhe zotimet e PDK-së do të mbikëqyren nga krypomteri i cili është produkt matës për deklaratat e vërteta dhe të rreme për zyrtarë, deputetë e ministra që drejtojnë Kosovën.

Jeta Xharra: Kur keni me vendosë çka ka me ndodhë me  eprorët e policisë që para 5 viteve kanë ra prej testit të integritetit të AKI-së e që sot vazhdojnë me punu në polici?

Abelard Tahiri: Mendoj që një fillim i tillë ka qenë një punë e gabuar, Kosova ka nevojë për një mekanizëm për verifikimin e të gjithë punonjësve që të veproj në baza të rregullta. Absolutisht po do ta bëjmë verifikimin. Verifikimi në baza ligjore është tu u përgatit në MD dhe ligji do të kaloj në kuvendin e Kosovës e do të jetë në 3 mujorin e parë të vitit 2020.

Jeta Xharra: Emin Beqiri është komandant i policisë në Ferizaj edhe pse gjykata Supreme ka thanë që ai është liru në kundërshtim me ligjin për akuzat për korrupsion. Në mandatin tuaj, a ka me qenë Beqiri drejtor i policisë në Ferizaj?

Abelard Tahiri: Policia e ka mandatin e vet dhe e e ka planin e veprimet. Ne do të kërkojmë që ky verifikim ta nxjerrë qartë figurën e gjithë secilit. Shefin e policisë e qet kryeministri. Do të kërkojmë qe me prioritet të jenë njerëz që kanë afera korruptive.

Jeta Xharra: Shpend Maxhuni drejtor i AKI-së ka qenë drejtor i Policisë në kohën kur janë deportu Turqit. A ka me vazhdu me qenë shef i AKI-së Shpendi në mandatin tuaj?

Abelard Tahiri: Mendoj që ky AKI ka nevojë për një reformim të thellë, sot smundem me të thanë që duhet ë ndërrohet ose. Është e pandershme me thanë po ose jo.

Jeta Xharra: A ke me i qitë prej punës policët që nuk e kanë mbrojtë Valbona Ndrecajn?

Abelard Tahiri: Ky ka qenë një preokupim i madh edhe për mu si ministër i Drejtësisë, ju e dini që dhunën në familje e kemi bërë edhe vepër penale dhe tash kjo është vepër e dënuar me burg edhe ata polic një pjesë e mirë e tyre janë në procedura disiplinore.

Jeta Xharra: Sa ka me kanë koha e reagimit të policisë në rastet kur raportojnë qytetarët?

Abelard Tahiri: Numri i policëve është tu u rrit. S’mundemi me thanë një kohë pasi që varet edhe prej pozitës gjeografike. Këtu duhet me dhanë llogari menaxhmenti i policisë.

Jeta Xharra: Kur ka me u bo sigurimi jetësor dhe shëndetësor për policët?

Abelard Tahiri: Sigurimi shëndetësor do të jetë në 8 mujorin e vitit të ardhshëm ndërsa. Sigurimi jetësor duhet të bëhet një studim. Studimi bëhet në vitin 2020.

Jeta Xharra: Kur do ta kemi ligjin për pensionim të parakohshëm për policët e Kosovës?

Abelard Tahiri: Besoj se nga fundi I vitit të ardhshëm do të filloj implementimi I tij.

Jeta Xharra: Kur keni me instalu radarët automatik nëpër semaforë dhe autostrada?

Abelard Tahiri: Kjo do të jetë në planin e buxhetit në fillim të vitit 2020.

Jeta Xharra: Kur keni me ja mundësu policisë me i punu radiolidhja në tërë territorin e Kosovës?

Abelard Tahiri: Duhet me fillu me pas në ristrukturimin e ardhshëm të qeverisë.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burim Ramadani, Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD, Arben Gashi e Driton Selmanaj nga LDK dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.