Zotimet e PDK-së për sistemin e drejtësisë

Në debatin e sontëm u diskutua për sistemin e drejtësisë dhe sigurisë në ciklin e #DebatPernime.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili synon të marrë postin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit, Abelard Tahiri, dha zotimet e tij dhe të partisë së tij për sistemin e drejtësisë.

Jeta Xharra: Kur kanë me u unifiku databazat e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës?

Abelard Tahiri: Tashmë është duke ndodhur dixhitalizimi, në vitin 2020 do të jetë viti që do të unifikohet sepse po ndodh dixhitalizimi pastaj hapi i dytë është unifikimi.

Jeta Xharra: Kur kemi me i pa intervistat në polici prokurori e gjykatë kanë me u kry me video e audio incizim?

Abelard Tahiri: Mendoj që duhet të rregullohet me rregullore të brendshme, do të bëhet në tre mujorshin e parë të 2020.

Jeta Xharra: Kur keni me bo mekanizëm të kontrollit me GPS për personat në arrest shtëpiak dhe me masa?

Abelard Tahiri: Është në proces dhe është I parashikuar në vitin 2020 me fillu implementimi se baza ligjorë është bërë.

Jeta Xharra: Cili është buxheti që keni me ia aprovu KPK-së dhe KGjK-së?

Abelard Tahiri: KPK për 20 milion euro e kanë total buxhetin. Ne ja kemi nda, krejt kërkesat, sot KPK e KGJK me jau qu edhe 100 milion euro nuk mujnë me i hargju sepse nuk kanë mekanizma. Janë 400 pozita të lira që ende nuk kanë arrit me i përmbush brenda sistemit. Padyshim që krejt kërkesat do të ia plotësojmë.

Jeta Xharra: A keni me i përkrahë kërkesat e KPK-së dhe KGjK-së për shtimin e stafit?

Abelard Tahiri: Po

Jeta Xharra: A keni me i përkrahë kërkesat për shtimin e ekspertëve financiarë në hetuesi?

Abelard Tahiri:

Jeta Xharra: A premtoni se Kodi i Procedurës Penale do të parasheh suspendimin e zyrtarëve me aktakuza?

Abelard Tahiri: Kodi I procedurës penale ka kalu leximin e parë në kuvend. Ky kod i procedurës penale do të procedohet në mbledhjen e parë të qeverisë. E parasheh suspendimin për zyrtarë me aktakuza.

Jeta Xharra: Kur do ta kemi Kodin Civil, projekt ky që ka fillu para gati 4 vjetëve?

Abelard Tahiri: Në mbledhjen e parë do ta procedojmë

Jeta Xharra: A pajtoheni që aktakuzat duhet me qenë publike që nga dorëzimi i tyre në gjykatë?

Abelard Tahiri: Varet nga sepse ajo mund të i dëmtoj edhe hetimet e mëtutjeshme. Ka aktakuza që, edhe kur të ngritën aktakuza ke pas seanca të mbyllura si rezultat i mos dëmtimit të hetimeve të mëtutjeshme. Ky rast, këto janë çështje në kuadër të autonomisë të sistemit tonë të këshillit të prokurorisë dhe gjykatave. Nuk mund të ndërhyjmë deri në atë masë, nuk mundem me nxjerr ligje antikushtetuese. Mendoj që kjo ndërhyn direkt, nuk është që nuk më konvenon por po du me lanë prokurorinë e gjyqësorin me kry punën mirë.

Jeta Xharra: A pajtoheni që Kodi i Procedurës Penale duhet me mundësu që rastet kur Supremja konstaton se gabimisht janë liru të akuzuarit për korrupsion, duhet me pas rigjykim?

Abelard Tahiri: Apsolutisht po.

Jeta Xharra: A pajtoheni që prokurorët që ju dështojnë aktakuzat e korrupsionit duhet të përfundojnë automatikisht në vlerësim të performancës?

Abelard Tahiri: Kjo është një nga pikat të cilat do të jenë në kontrollin e tyre që parashihet në vlerësimin çdo katër vite.

Jeta Xharra: A ka me u hetu prejardhja e pasurisë prej vitit 99 apo veq 10 vjetët e fundit.

Abelard Tahiri: Edhe me ligjet aktuale nuk e ndalon asgjë ,që e ndalon me hetu pasurinë që është fituar edhe në 2001-2002-2003, nuk ta ndalon, nuk ja ndalon askujt prokurori fillimin me hetu ndaj një personi të caktum që ka fitu pasuri në vitin 2005. 10 vitet e fundit është me konfisku por në rast se vepra është kryer ma herët hetimi fillon që nga kryerja e veprës.

Jeta Xharra: Sa ka me zgjatë procesi i shitjes së pronës së konfiskuar?

Abelard Tahiri: Procesi ne nuk e kemi problem shitjen e saj por e kemi konfiskimin. 40 milion euro pronë të ngrira dhe të sekuestruara e të konfiskuara 3 milion ose 3 milion e gjysmë.

Jeta Xharra: A keni me i njoftë vendimet e gjykatave paralele sipas marrëveshjes së Brukselit apo keni me e ri-shikuar marrëveshjen?

Abelard Tahiri: Çka janë çështje civile divorce, pse mos me i njoftë, penalet jo.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burim Ramadani, Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD, Arben Gashi e Driton Selmanaj nga LDK dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.