VV premton 20 milionë euro grante për të rinjtë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Abazi i ftuar në Debat Pernime premtoi 2 mijë grante në vlerë prej 20 milion euro për të rinjtë e inovacionit dhe teknologjisë të cilët kanë ide dhe që munden me u kyç drejtpërsëdrejti në tregun e punës.

“Intervenimi ynë programor numër pesë, rinia e inovacionit dhe teknologjisë janë paraparë 2 mijë grante në vlerë prej 20 milionë euro të cilat do të ndahen për të rinjtë të cilët kanë ide edhe munden me u kyç drejtpërsëdrejti në tregun e punës. Kemi ndërmarrës që po thonë së nuk po gjejnë punëtorë, kjo tregon hapësirën e madhe që ka ndërmjet arsimimit dhe njohurive që marrin dhe ajo që kërkon tregu dhe ekonomia e Kosovës”, u shpreh Abazi.

Ai u shpreh së duhet një reformë e thellë përbrenda sistemit arsimor në mënyrë që të përgatiten profesionalisht dhe t’i garantohet një vend i punës të rinjve prej moshës 16 deri 18 vjeçare.

“Kjo bëhet duke largu korrupsionin në botimin e librave me shumë probleme që kanë , të depolitizohen menaxhimi i shkollave që janë bërë nga politika dhe në fund që mos të krijojmë një gjeneratë që ka diplomë dhe jo njohuri. Intervenimet në sistemin janë bërë me qëllime politike jo me ndertu arsimin”, tha Abazi në Debat Pernime.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.