Votimet: Katër të arrestuar në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona si të dyshuar për keqpërdorime gjatë ditës së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, dha detaje për KALLXO.com rreth këtyre arrestimeve.

“Përveç rastit të parë në mëngjes edhe tre persona të tjerë janë arrestuar për cenim të privatësisë së votimit”, tha zëdhënësi Gashi.

“Një rast është në shkollën ‘Avdyl Frashëri’, një në ‘Mustafa Bakia’ dhe një person e kemi arrestuar në Komunën e Mamushës për shkak se ka fotografuar votën dhe e ka postuar më Facebook”, tha Gashi.

“Ekipet kompetente janë duke u marrë me intervistimin e të dyshuarve dhe sipas procedurave me urdhër të prokurorit personat janë ndaluar”, tha ai.