Vjosa Osmani - LDK

Vjosa Osmani i nënshkruan zotimet e D+ për qeverisje të mirë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka nënshkruar deklaratën e cila përfshinë 7 zotimet elektorale për qeverisje të mirë të propozuar nga organizata Demokraci Plus.

Kështu ka bërë të ditur vetë organizata përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Znj. Vjosa R. Osmani, u zotua me nënshkrim se do t’u përmbahet shtatë “Zotimeve për Qeverisje të Mirë” në rast se zgjidhet Kryeministre”, thuhet në njoftimin e D+.

Kërkesa e organizatës Demokraci Plus për nënshkrimin e deklaratës për qeverisje të mirë  karshi kandidatëve për kryeministër ka filluar para 10 ditësh, ndërsa deri më sot është nënshkruar vetëm nga kandidati i LVV-së, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani.

Zotimet e nënshkruar nga dy kandidatët përfshinë zvogëlimin e ministrive dhe të zëvendësministrave, udhëheqjen e 30 për qind të ministrive nga gratë, transparencë në mbledhjet e qeverisë, publikimin e kontratave nga qeveria dhe ministritë, depolitizim të emërimit në borde të agjencive dhe ndërmarrjeve publike, si dhe publikim të shpenzimeve të faturave të qeverisë dhe ministrive.

 

 

 

Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahen më 6 tetor, ndërsa në këto zgjedhje do të jenë 5 kandidatë kryesorë për kryeministër Kadri Veseli (PDK),  Vjosa Osmani (LDK), Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK-PSD) dhe Fatmir Limaj (NISMA-AKR-PD).

Albin Kurti nënshkruan shtatë zotimet e D+ për qeverisje të mirë