Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

‘Vjedhja’ e votave nga ana e PDK-së në Skenderaj - Dokument

 

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Skenderaj, kanë vërejtur se në një qendër votimi ka pasur dallime të mëdha në votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Diferencë në numërime dhe rinumërime ka pasur edhe në votat e përgjithshme për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Në vendvotimin 2101X/02R  në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, Partisë Liberale Egjiptiane pas rinumërimit iu hoq 1 votë, nga 2 sa kishte.

Gjithashtu edhe PDK-ja mbeti pa një votë, pasi nga 256, pas rinumërimit i mori 255 vota.

Partia e Ashkalinjëve për Integrim, fillimisht nuk e ka pasur asnjë votë, kurse pas rinumërimit e mori 1.

Ndërkaq, Partia Fjala e cila pati vetëm 1 votë, mori edhe 1 tjetër, në këtë qendër votimi.

Lëvizja Vetëvendosje (VV), nga rinumërimi humbi 1 vota, nga 50 sa kishte në fillim, përderisa Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), iu shtua një votë, duke i marrë 51 sosh.

Anëtarët e komisionit në numërimin fillestar ishin: Mirjeta Hajrizaj – kryesuese, Sabile Veseli, Shaban Vojvoda, Sejdi Salihi dhe Skender Tahiri.

Ndërsa, në rinumërim komisioni kishte këtë përbërje: Erza Maxharraj – kryesuese, Erlindë Suka, Arjeta Zullufi, Fatmir Mujaj, Valdete Topalli dhe Abetare (mbiemri nuk kuptohet).

45 kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së, kanë pasur dallim në vota nga numërimi dhe rinumërimi në QNR, sipas formularëve të publikuar nga KQZ-ja.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli mbeti pa 10 vota pas rinumërimit në vendvotimin në Skenderaj, pasi nga 223, mori 213 vota.

Gjithashtu edhe kandidatja për deputete, Ariana Musliu – Shoshi, humbi shumë pas rinumërimit të votave.

Ajo nga 115 vota, mbeti me 96 të tilla, apo 19 vota më pak se në numërimin fillestar. Njëjtë sikurse bashkëpartiakja e saj, Mirjeta Rukolli nga 25 vota, i mbetëm vetëm 8 vota.

Ndërsa, Uran Ismaili nga 28 vota sa pati në fillim, pas rinumërimit i mbetën 22 sosh, kurse Ganimete Musliu zbriti në minus 7 vota.

PDK

Emri i kandidatit Numërimi  Rinumërimi
Kadri Veseli 223 213
Eliza Hoxha 11 9
Valon Murati 5 3
Besa Ismaili – Ahmeti 7 5
Memli Krasniqi 13 14
Bedri Hamza 55 54
Blerta Deliu – Kodra 25 27
Uran Ismaili 28 22
Xhavit Haliti 5 2
Safete Hadergjonaj 2 1
Bajrush Xhemaili 4 2
Mergim Lushtaku 130 128
Ganimete Musliu 73 66
Abelard Tahiri 31 32
Evgjeni Thaçi – Dragusha 17 15
Kujtim Gashi 16 9
Idriz Vehapi 1 2
Fatmir Xhelili 15 18
Dhurata Hoxha 4 2
Andin Hoti 3 2
Ariana Musliu – Shoshi 115 96
Floretë Zejnullahu 3 4
Aurora Bakalli 1 0
Fehmi Mujota 1 0
Luljeta Veselaj – Gutaj 2 1
Arben Bislimi 0 1
Gentiana Beqa – Ahmeti 1 3
Izmi Zeka 1 2
Kurtan Kajtazi 7 6
Urata Tahiri 0 1
Shqiptar Demaçi 8 7
Isni Kilaj 2 1
Blerim Latifi 14 15
Fahrush Azemi 1 2
Lulzim Shoshi 2 1
Petrit Hajdari 7 6
Egzona Bytyqi 3 1
Nexhmi Muçiqi 1 0
Mirjeta Rukolli 25 8
Riad Rashiti 1 2
Hidaim Rama 24 23
Faik Geci 34 35
Bejtullah Deliu 3 2
Gazmend Bytyqi 3 2
Donjet Bislimi 25 22

 

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj përfitoi një votë, të cilën nuk e kishte në numërimin e parë.

AAK – PSD     

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Ramush Haradinaj 0 1

 

Dallime në vota pati edhe për koalicionin Nisma – AKR – PD.

NISMA – AKR – PD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Fatmir Limaj 6 5
Behgjet Pacolli 3 2
Endrit Shala 6 5
Fatmir Matoshi 2 1
Musa Dervishaj 5 4
Drenushe Hajzeri – Geci 6 5

 

Pesë kandidatët e partisë Fjala përfituan nga një votë, të cilën nuk e kishin asnjëri në fillim.

FJALA

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Gëzim Kelmendi 0 1
Hasim Shtërbani 0 1
Eneida Kelmendi 0 1
Berat Dajaku 0 1
Blerim Kajtazi 0 1

 

Pa dallime në vota nuk kaluan as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Albin Kurti 43 42
Glauk Konjufca 22 20
Albulena Haxhiu 13 12
Ismajl Kurteshi 2 1
Hydajet Hyseni – Kaloshi 0 1
Besa Berberi 0 1
Nezir Bejta 20 21
Gazmend Gjyshinca 2 3
Lindita Rexha 2 1
Salih Zyba 1 2

 

Edhe kandidatët e LDK-së, patën diferenca në vota pas rinumërimit. I tillë është rasti i Marigona Gecit, e cila përfitoi dy vota më shumë nga ky proces.

LDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vjosa Osmani 45 44
Kujtim Shala 16 15
Doruntinë Maloku – Kastrati 8 6
Valon Murtezaj 39 40
Arban Abrashi 4 5
Fatmir Rexhepi 2 1
Flutura Beka – Kamberaj 1 2
Hyrë Tejeci – Murati 3 2
Naser Rugova 0 1
Rrezarta Krasniqi 4 5
Besa Beqiri 1 2
Shefki Gashi 3 0
Marigona Geci 28 30
Ibish Mazreku 0 1
Faton Peci 3 4

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria e Shtetit është duke vëzhguar për së afërmi procesin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që prej ditës kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve të enjten e kaluar.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se pas ftesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, prokurori kompetent së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me parregullsitë e numërimit të votave edhe në DeçanGjilanDragash , Drenas dhe Gjakovë.