'Vjedhja' e votave në Deçan, këta janë kandidat që ju shtuan votat

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Deçan, kanë raportuar për vjedhje në mes kandidatëve në dy shkollat e kësaj komune, në “Vëllezërit Frashëri” dhe në shkollën “Drita”.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme raportoi për dyshime për vjedhje në votat e zgjedhjeve të 6 tetorit sikur mes kandidatëve ashtu edhe mes partive politike.

Në vendvotimin me numër 0104C-02R, në shkollën “Jusuf Gërvalla” në Deçan nuk ka pasur ndryshime në numrin total të voatave në këtë vendvotim edhe pas rinumrimit të kutive.

Ndryshimet në vota vërehen në mes kandidatëve të partive.

Te kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës vërehet ndryshime për nga një votë, Uran Ismajli në numërim ka pasur katër vota ndërsa në rinumrim pesë, Fitim Selimi ka pasur dy vota në numërim ndërsa në rinumrim ka zbritur në një votë e Ibadete Ahmetaj nga katër vota sa kishte në numërimin e parë në rinumërim ka marrë pesë vota.

Te kandidatët e koalicionit AAK- PSD, numri i ndryshimit të votave pas rinumrimit ka qenë tri vota.

Ramush Haradinaj në këtë vendvotim gjatë numërimit të parë ka pasur 104 vota ndërsa pas rinumrimit ka zbritur në 101 vota, Anton Berisha ka pasur gjashtë vota ndërsa pas rinumrimit ka zbritur në një votë më pak, Shkumbin Demalija në numërim ka pasur 28 vota ndërsa pas rinumërimit ai ka arritur të ketë 31 vota, Frashër Krasniqi nga pesë vota sa kishte në këtë vendvotim pas rinumrimit ka marrë katër votë.

Ndryshimet me nga një votë kanë pasur edhe Ali Berisha, Rrustem Berisha, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Afrore Mazreku, Lahi Brahimaj e Shpend Ahmeti.

 

Emri Mbiemri

 

Ramush Haradinaj

Numërimi

 

104

Rinumërimi

 

101

Anton Berisha 6 5
Burbuqe Bakija- Deva 2 1
Shkumbin Demalija 28 31
Frasher Krasniqi 5 4
Ali Berisha 10 9
Rrustem Berisha 17 16
Daut Haradinaj 73 71
Rasim Selmanaj 40 39
Gazmend Syla 6 7
Afrore Mazreku 3 2
Lahi Brahimaj 6 5
Shpend Ahmeti 3 2

Te votat e Lëvizjes Vetëvendosje vërehet se kreu i kësaj partie në numërimin e parë ka pasur 38 vota ndërsa në rinumrim 37

Ndryshime në vota ka pasur edhe te kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndryshimi vërehet te Vjosa Osmani e cila në fillim ka pasur 76 vota ndërsa pas rinumërimit ka zbritur në 74 vota, tri vota më shumë se san ë numërim mori Avdullah Hoti i cili në këtë vendvotim kishte 14 vota.

E pjesa tjetër mund të shihni edhe përmes tabelës se kanë pasur ndryshime në vota për nga një ose dy vota.

Kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Emri Mbiemri

 

Vjosa Osmani

Numërimi

 

76

Rinumërimi

 

74

Avdullah Hoti 11 14
Anton Quni 14 15
Besian Mustafa 5 6
Valon Murtezaj 2 1
Besa Gaxherri 11 8
Armend Zemaj 32 31
Shkumbin Gashi 25 24
Saranda Musliu 2 1
Ruzhdi Shehu 2 1
Marigona Geci 5 4
Shkendije Lokaj 22 24

 

Në këtë vendvotim në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në numërim kryesues ka qenë Ali Muqaj, ndërsa anëtarët kanë qenë, Dafina Gecaj, Diana Krasniqi, Shqiprim Krasniqi, Vjollca Krasniqi.

Problemet në qendrën tjetër

Në vendvotimin me numër 0103C-04D në Deçan e cila gjendet në shkollën “Drita” nuk ka ndryshim në numrin e votive për partitë politike.

Në fakt një gjë që vërehet në këtë vendvotim është se Mërgim Lushtaku gjatë numërimit në këtë shkollë ka pasur 9 vota ndërsa pas rinumërimit nuk ka rezultuar me ndonjë votë.

Te kandidatët për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, një ndryshim në vota vërehet te Ramush Haradinaj i cili në numërim ka pasur 111 vota ndërsa pas rinumërimit vetëm 106 vota.

Me nga dy vota ndryshim në numërim dhe pas rinumërimit kanë qenë edhe Muharrem Nitaj, Natyra Kuqi, Gazmend Syla, pjesa tjetër ka pasur ndryshim për vetëm nga një votë.

Kandidatët nga AAK- PSD:

Emri Mbiemri

Ramush Haradinaj

Numërimi

111

Rinumërimi

106

Donika Kadaj Bujupi 3 2
Muharrem Nitaj 28 26
Natyra Kuqi 23 21
Idriz Selimaj 2 1
Gezon Kastrati 1 0
Gazmend Syla 10 8
Arber Tolaj 27 26
Resul Sinani 2 1

 

Te kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmanit në rinumërim i ka zbritur numri i votave për një nga 17 në 16, zbritje pati edhe te Vlora Dumoshi, Brikenda Kryeziu, Shkelzen Hajdini e Sali Cacaj.

 

Kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Vjosa Osmani 17 16
Vlora Dumoshi 1 0
Brikenda Kryeziu 1 0
Shkelzen Hajdini 1 0
Sali Cacaj 9 8

 

Në komision në këtë vendvotim gjatë numërimit të votave kanë qenë Fisnik Humja, kryesues, Emeriton Mataj anëtar, Jahja Tahirukaj anëtar, Elbasan Alimusaj anëtar dhe Arsim Kurtaj anëtar.

Në vendvotimin 0105C-04R, shkolla “Bajram Curri” në Deçan, në numërimin e votave për parti politike, një votë më shumë mori AAK-PSD pas rinumërimit të votave, nga 136 në 137.

Një votë i është larguar Lidhjes Demokratike të Kosovës pas rinumërimit, 83 vota kishte në numëri ndërsa 82 në rinumërim.

Në këtë vendvotim nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj në rinumërim ka marrë një votë më shumë, Mrika Thaci në rinumërim ka marrë gjithashtu një votë më shumë, Shpend Ahmetit në rinumërim i është hequr një votë.

Te kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hotit i është hequr një votë pas rinumërimit, Liburn Aliut i është shtuar një votë, Fatmire Kollqakut i është hequr një votë, Rexhep Selimit i është hequr një votë, Saranda Bugojevcit i është hequr një votë pas rinumërimit.

Edhe te kandidatët e LDK-së ka pasar ndryshim të votave për nga një votë eventualisht dy.

Kryesues i këtij vendvotimi në numërim ka qenë Afrim Hasanmetaj, ndërsa anëtarët kanë qenë Arta Fetaj, Fatlum Stojku, Shaban Bajraj, Fidan Malaj