VIDEO: LDK feston me tupanë e surle në Pejë

Simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar festën pranë selisë së LDK-së në qytet.

Përkrahës të kësaj partie po festojnë nën tingujt e tupanëve dhe të surleve.

Disa qytetarë janë mbledhur para selisë së partisë, e disa të tjerë po valëvisin flamurin e Dardanisë duke u endur përreth selisë me automjete.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me një epërsi të ngushtë ndaj LDK-së.