Vetëvendosje nuk i thotë “Stadiumi i Kombëtares”

Në mbrëmjen e sotme në #DebatPernime u diskutua për arsim, kulturë e sport.

Dy përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Ylli Rugova e Venera Llunji deri sa flisnin për ndërtimin e stadiumeve me standarde të UEFA-s, i referoheshin kombëtares së Kosovës si përfaqësuese.

“Varësisht prej nevojave që ka Kosova dhe varësisht prej vendeve ku ato mund të ndërtohen. Jo edhe aq të mëdha me standarde po por për të thënë që në çdo komunë do të kemi stadiume të UEFA-s, nuk e besoj se mund të mbërrijmë që ta bëjmë atë”, tha Llunji.

Tutje për të shtuar më shumë se çka tha Lumnji, Rugova tha se në plan programin e VV-së është edhe ndërtimi i stadiumit të përfaqësueses së Kosovës.

“Stadiumi nacional e kemi në program, do të ndërtohet stadiumi i përfaqësueses së Kosovës do ta ndërtojmë gjithsesi e kemi pjesë të plan programit dhe stadiumi në Mitrovicë do të ndërtohet”, tha Rugova.

Jeta Xharra kërkoi nga Rugova të dijë nëse stadiumi do të ndërtohet për kombëtaren apo përfaqësuesen e Kosovës.

Përfaqësuesit e VV u përgjigjën që për përfaqësuesen e Kosovës.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerëPjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Vesel Makolli nga AKR-NISMA.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.