Veseli premton heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, tha se me të në krye të Qeverisë bashkatdhetarët nuk do të paguajnë asnjë cent për Kartonin e Gjelbër kur të kthehen në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë të ditur pas një vizite në Merdarë, ku ka takuar personalisht bashkatdhetarë që po vinin në Kosovë.

“Në Merdare sot takova shumë bashkatdhetarë, ku shkova personalisht që t’i njoftoj se nuk do të paguajnë më asnjë cent për Kartonin e Gjelbër kur të vijnë në atdhe. Kosova i ka shumë borxh diasporës sonë dhe mbulimi i kostos së Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët është më e pakta që ne mund të bëjmë për ta”, ka shkruar Veseli në facebook.