Foto: Facebook/Kadri Veseli

Veseli nga Drenica: Këtu i dhamë fund Serbisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar sot tubime me qytetarë në rajonin e Drenicës.

Në tubimin e mbajtur në Skenderaj, Veseli ka folur para qytetarëve duke treguar fuqinë qe ky rajon i ka dhënë PDK-së.

“Më fuqinë që Drenica i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës, ne kemi udhëhequr proceset më të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Veseli.

Duke dhënë premtime për qytetarët për një qeverisje të mirë, Veseli ka thënë se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës garanton të ardhme më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ruajtje të partneritetit me Amerikën.

Veseli tutje ka thënë para qytetarëve të Skenderajt se qeveria e PDK-së garanton që vendi të ecë drejt perëndimit, drejt integrimit euroatlantik, me hapa shumë më të shpejtë.