Valdrin Lluka flet për kompanitë e Behgjet Pacolli - VIDEO

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekomomik në #DebatPernime ka folur për investimet e Behgjet Pacollit në fabrika.

Ai ka përmendur 3 investime në qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat sipas Llukës qëllimin kryesor e kanë eksportin.

“Vetëm vitin e kaluar kemi inauguruar fabrikën për prodhimin e dritareve që është një investim 20 milionë euro,  është fabrika që po hapet në Lipjan, fabrika që është hapur në Mitrovicë. Pacolli është investitori më i madh në vend i produkteve që qëllim kryesor e kanë eksportin.

“Këto janë impakte direkte të Behgjet Pacollit”, ka thënë tutje Lluka.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK.

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.