Uran Ismaili nuk e di kohën e reagimit të emergjencës

Kandidati për deputet si dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili sonte në #DebatPernime, kur u pyet nga moderatorja Jeta Xharra se sa do të jetë koha e reagimit të emergjencës.

“Koha e reagimit! Sa është sot? Se unë nuk e di. Se duhet me ditë sa është që me ditë sa po do me pru”, tha Ismaili.

Ai shtoi edhe se reagimet e shpejta të emergjencës nuk janë njësoj sepse komunat i kanë reagimet e emergjencës në vetë dhe QKUK në vete.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Mirlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.