Uran Ismaili e zë LDK-në në rrenë

Kandidati për deputet nga PDK, Uran Ismaili, në pyetjen për ligjin për produktet e gjakut ka pyetur kandidatin e LDK-së nëse ky ligj ka qenë në qeverisjen e kaluar.

A u kanë ligji për produkte të gjakut i qeverisjes së kaluar?, ka pyetur Ismaili.

Ndërsa kundërkandidati Haxhi Avdyli ka pohuar se ky ligj ka qenë në qeverisjen e kaluar.

“Ai ligj u kanë i qeverisë së kaluar”, është përgjigjur Avdyli.

Kujtojmë se në qeverinë e kaluar, Ministria e Shëndetësisë është udhëhequr nga Imet Rrahmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Mirlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.