Propozimi i Driton Selmanajt që të ulen taksat për makinat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në intervistën me 46 pyetje të KALLXO.com ka propozuar heqjen e akcizës dhe taksave për makinat e reja në Kosovë në mënyrë që tu mundësohet qytetarëve të blejnë makina më të mira që emitojnë më pak gazra.


Selmanaj tregon për KALLXO.com edhe se cilat janë kauzat e tij nëse fiton edhe mandatin e ardhshëm që të përfaqësoj qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Ka një numër të madh të kauzave që jam përpjekur edhe në mandatin e kaluar të i shtyjë, por ndër cështjet kryesore është reforma në disa fusha dhe cilat janë ato, legjislacioni penal duhet të rishikohet, riadresu sidomos statusi që kanë këshilli prokurorial dhe gjyqsor, reforma elektorale që Kosova ka fillu që nga 2010 dhe e treta menaxhimi i financave publike në Kosovë. Unë gjatë kohës sa kam qenë pjesë e komisionit për mbikëqyrjen e financave publike, kam vërejtur ligji për auditorin gjeneral dhe ligji për menaxhimin e financave publike se ka nevojë për një rishikim, në mënyrë që menaxhimi i financave publike të jetë më i efikas më i qasshëm më i monitorueshëm dhe më lehtë i zbatueshëm”, thotë tutje ai.

Për Selmanaj e rëndësishme është që të qëndroj edhe në një mandat si deputet që të jetë zë i qytetarëve që i besojnë.

Selmanaj tregon edhe për uljen dhe rritjen e taksave në Kosovë.

“Çështja e taksave nuk mund të jap përgjigje konkrete por më tepër dua të them se duhet të kemi përkushtim për luftën kundër unformalitetit që i bjen zbatimit të gjitha poltikave fiskale dhe adresimit të tyre. Stabiliteti jonë fiskal të ketë përkushtim ku më pas zbatimi i taksave dhe adresimi i tyre të jetë më efikas”, thotë Selmanaj për KALLXO.com.

Ai shton se amandamentet e tij do të fokusohen në “legjislaconin penal që do të rrisnin pavarësinë e gjyqsorit në Kosovë, reforma elektorale dhe e treta ka të bëj me menaxhimin e financave me theks të veçantë rolin e auditimit”.

Selmanaj tregon edhe tri problemet e Prizrenit.

“Prizreni si komunë është qytet i madh nuk dallon nga komunat tjera për problemet që i ka, janë ndërtimet pa leje, rrezikimi dhe prishja e strukturës arkitektonike të Prizrenit që lidhet me trashëgiminë e saj dhe ambienti për të bërë biznes”, tha ai.

Driton Selmanaj thotë se nuk do ta ndërrojë partinë dhe se sipas tij kur pyetet për votimin kundër grupit parlamentar të LDK-së, mendimet ndryshe brenda një subjekti politik janë vlerë.

Çdo grup në Kosovë do të jetë target i Selmanajt.

“Në fakt kam një ndjeshmëri për të gjitha grupet, por skam specifik të veçantë. Çdo grup i shoqërisë në Kosovë jan target i imi”, thotë Selmanaj.

Driton Selmanaj thotë se është më shumë për ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, ndërsa është kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Privatizimi i Telekomit të Kosovës sipas Selmanajt mund të ndikoj pozitivisht.

Ai është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, shkëmbimit të territoreve me Serbi dhe heqjes së tarifës me Serbinë.

Gjithashtu Selmanaj thotë se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës ndërsa sipas tij do të duhe të rishikohej çështja e universiteteve publike nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Selmanaj tregon se është kundër monopolit në homologim ndërsa shton se nuk ka ndonjë rëndësi për të çështja e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Selmanaj është kundër bartjes së shamive në shkolla.

Tutje ai thotë se “Duhet të zgjedhet modalitietin si të përfaqësohet diaspora, jam për që të përfaqësohet diaspora por duhet të jemi të kujdesshëm”.

Selmanaj është për ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar dhe heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Për KALLXO.com Selmanaj tregon edhe se fushatën e tij për deputet po e financon vetë edhe pse shton se nuk shpenzon shumë.

Ai thotë edhe se që nga koha kur kishte marrë mandatin e parë të deputetit ishte larguar nga të gjitha postet tjera dhe se do të vazhdoj që ta mbajë vetëm pozitën e deputetit.

Të hyrat mujore të Selmanajt janë afër 2 mijë eurove ku burim i tyre janë pozita e deputetit.

Selmanaj shton se ka pasuri të përbashkët me bashkëshorten e tij dhe se ai viziton spitalet publike në rast se ka nevojë për trajtim mjekësor.

Edhe në rast se bëhet deputet, Selmanaj thotë se do të mundohet që të vizitoj spitalet publike.

“Publike fillimisht por do të gjeja edhe mënyra tjera do të mundohem të gjej mënyra alternative sepse jo gjithëherë shërbimi publik ka qenë ai që është dashur”, thotë ai.

Edhe fëmijët e Selmanajt shkojnë në shkolla publike ndërsa thekson se nuk ka interes të punësoj familjarë nëse merr mandatin e deputetit.

“Unë jam fëmia më i vogël në shpi, pjesa më e madhe nuk jetojnë në Kosovë janë jashtë, s’kam interes të punësoj familjarë por nëse kërkojnë ndihma nga unë nëse plotësojnë kritere do të u ndihmoj nuk mund të diskkriminohen”, tha ai.

Selmanaj në intervistën për KALLXO.com tregon edhe se cili projekt do të ia kuzhtëzoj votën e tij për buxhet.

“Varet çfarë projekti ofrohet, do të varej nga qeveria se çfarë do të më sillte për të shikuar por jam i sigurtë që shumat e mëdha që po hargjohen për skemat sociale duhet të rishikohen dhe ndoshta do ta kushtëozoja votën që 500 milion euro të mos shkojnë dëm”, tha ai.

E me çka do të kujtohet Selmanaj si deputet.

“Jam përpjekur shumë në punën që kam bërë që të luftoj ata që kanë abuzuar me paratë publike në Kosovë, kam provu besoj një pjesë kam arrit sepse kemi shpëtuar një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit sidomos paratë për festa, kemi shpenzu mbi 1 milion euro nga qeveria Haradinaj kemi shpëtuar 500 mijë prej tyre. Do të provojmë që përkrahja ime të jetë që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe ku secili njeri ka shpresë me jetu këtu”, tha ai.

Selmanaj thotë se varësisht nga tema do të parashtroj 5 deri në 10 pyetje parlamentare ndërsa gjatë një mandati ai thotë se do të mbaj 200 takime me qytetarë.

Dy deri në tri dëgjime publike do të inicohen nga Selmanaj nëse është pjesë e ndonjë komisioni.

Selmanaj thotë se jep dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë si dhe e voton rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

E për numrin e shumtë të ministrive, Selmanaj thotë se ky është dëmi më i madh që po i shkaktohet Kosovës.

Sipas tij maksimumi 2 zëvendësministra duhet t’i ketë një ministri.

Selmanaj gjithashtu tregon se nuk do të i votojë për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim si dhe do të i bëj transparente fondet e partisë dhe do të jetë transparent në shpenzimet si deputet apo ministër.