Partia Boshnjake kërkon komunë në Kosovë

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike (NDS Nova Demokratska Stranka), Emilija Rexhepi po synon mandatin e saj të katër në Parlamentin e Kosovës.

“Ne vazhdojmë me strategjinë tonë, respektivisht vizionin që NDS-i e ka, e kjo është punësimi i komuniteteve pakicë në institucionet publike, pra respektimi i ligjit për punësimin e komuniteteve pakicë në nivel prej 10%, gjë që nuk po e respektojnë institucionet publike”, tha ajo.

Emilija Rexhepi në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se komuniteti boshnjak e meriton të kenë komunën e tyre.

Ajo tutje ka treguar se nuk do të marr ndonjë pozitë tjetër në qeverinë e ardhshme, por do të vazhdoj si deputete nëse e fiton besimin e qytetarëve.

“ Konsideroi që të jem udhëheqëse e partisë dhe të jem deputete janë detyrime të mëdha dhe përgjegjësi, andaj konsideroi se do të vazhdoi në këtë rrugë”, ka deklaruar Rexhepi.

Kryetarja e partisë NDS thotë se nuk e ndërron asnjëherë subjektin, kryetare e së cilës është vet ajo, ndërsa i duket e pabesueshme që një ministër që ishte në emërtuar nga një parti, brenda natës të ndërron subjektin politik për të plotësuar interesat vetanake.

“ Gratë janë më pak të korruptuara nga burrat “ konsideron Emilija Rexhepi, duke premtuar se do të angazhohet që gratë të përfshihen sa më shumë në të gjitha lëmitë e shoqërisë.

Oazë turistike e quan Emilija Rexhepi,  Rajonin e Zhupës, “ ndërtimin e hidrocentraleve që e ndaluam nëpërmes rrugëve ligjore e politike, konsideroi që do të rrënonin oazën tonë natyrore”.

Rexhepi është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, ndërsa tregon që është kundër shtëpitë gjatë dimrit të ngrohen me qymyr, pasi sipas saj rrezikohet jeta e qytetarëve.

Nënbuzëqeshje dhe shkurt Rexhepi tha se është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës, por është pro ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit.

“Drejtpërdrejt kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë “ është qëndrimi i kandidates Emilija Rexhepi, ndërsa thotë se taksa 100 për qind duhet të hiqet.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Lumenjtë e Kosovës për Emilija Rexhepin duhet të vazhdoj aty ku ka nevojë për to, dhe se është pjesërisht kundër ndërtimit të tyre.

Mos akreditimi i Universitetit të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nga ana e Agjencionit të Akreditimit për Emilija Rxhepin ka sjellur shumë probleme, sidomos për komunitetin boshnjak të cilin ajo e përfaqëson.

“ Janë anuluar drejtimet në gjuhët e pakicave respektivisht në boshnjake dhe turqisht, por aty shoh interesa personale të profesorëve tanë, kështu që është diçka për t’u shqyrtuar”, thotë ajo për KALLXO.com

Ajo është kundër monopolit në Homologim dhe të njëjtin mendim ndau kur u pyet nëse është për apo kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

Megjithatë, Emilija Rexhepi tha se nuk është kundër bartjes së shamive nëpër shkolla.

Diaspora duhet të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës sipas Rexhepit, dhe se kartoni i gjelbërt duhet të hiqet për diasporën.

Fushatën e saj Rexhepi thotë se po e financon personalisht. “Nuk na nevojiten shumë shpenzime, kemi punuar “, thotë Rexhepi.

Përpos funksionit të deputetes Rexhepi thotë se asnjëherë nuk ka punuar në ndonjë sferë tjetër.

“ Jam njëra nga politikanët e rrallë që kryen punën e vet ashtu si duhet, me kapacitet dhe përkushtim të plotë” shtoi Emilija Rexhepi.

Ajo thekson se jeton vetëm me pagën e saj të deputetes prej 1488 Euro, duke treguar se pronën e kanë të përbashkët me bashkëshortin.

Emilija Rexhepi thotë se rrallë herë sëmuret dhe se kur ndodh kjo mjekohet në institucionet publike. Ajo shton se edhe nëse gjatë mandatit të saj sëmuret s’ka aq shumë mjete financiare për të qenë në gjendje të zgjedh ku do të mjekohej.

Fëmijët e saj kanë vijuar studimet në Fakultete Private, por kjo për shkak të arsye se ka qenë i vetmi Fakultet që ka pasur studimet në gjuhën boshnjake në drejtimin Juridik, ndërsa studimet të nivelit Master i kanë vijuar pranë Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” në gjuhën shqipe.

Sipas kandidates për deputete, Trepça duhet të vazhdojë të jetë nën administrimin e Republikës së Kosovës.

Vota e Rexhepit për buxhet nuk do të kushtëzohet me asnjë projekt, “ Nuk jam lloj i politikanit të kushtëzon me diçka të vogël buxhetin e vendit”, ka thënë ajo.

Në mandatin e saj të kaluar Rexhepi thotë se ka lënë gjurmë me ndërtimin e Qendrës së Boshnjakëve në Prizren, ndërsa në mandatin e ardhshëm nëse fiton besimin e komunitetit që përfaqëson,  thotë se do të angazhohet që rajoni i Zhupës dhe komuniteti Boshnjak të kenë komunën e tyre.

Mungesa e ministrave në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës është shkak që Emilija Rexhepi të mos paraqet shumë pyetje në mbledhjet e Kuvendit.

“ Nuk janë interesante pyetjet si deputet, pasi që Ministrat nuk po janë aty që të na përgjigjen në pyetjet tona”, tha ajo.

Çdo të shtunë në zyrat e subjektit NDS, është dita kur Emilija Rexhepi pret në takim qytetarët që prej vitit 2009, kur ka krijuar subjektin që ajo e drejton.

Problemet dhe vështirësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës, janë faktor që ndikojnë që të njëjti nuk mund të posedojnë vetura luksoze, andaj Rexhepi nuk dha përgjigje kur u pyet për vjetërsinë e veturave që duhet lejuar që të importohen në Kosovë.

Emilija Rexhepi ka thënë në intervistën për KALLXO.com, se është e bindur që ndaj saj nuk do të ngritet asnjëherë ndonjë aktakuzë, ngase nuk është nga politikanet që do të mund të kryejë veprime kriminale të çfarëdo forme.

E njëjta tha se  kryeministri i ardhshëm do të duhej të jepte dorëheqje, nëse ndaj tij do të iniciohej diçka nga organet e drejtësisë, pa marrë parasysh kush do të jetë ai apo ajo.

Nuk është diçka e tmerrshme nëse qeveria e ardhme do të kishte më shumë se 15 Ministri sipas Rexhepit, pasi që ajo edhe në dy mandatet e kaluara,  deputetët janë deklaruar se nuk do të votonin qeveri me shumë ministri, por më pas të njëjti vet kanë votuar këto qeveri.

Por mendim më ndryshe ka sa i përkët zëvendësministrave. Ajo thotë se dy prej tyre janë të mjaftueshëm për secilën ministri të qeverisë së ardhshme.

“ Secila ndërmarrje publike në Kosovë është e korruptuar “ thotë Rexhepi e cila ka qenë pjesë e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, komision ky që merret me keqpërdorimin e parasë publike.

Në fund të intervistës për KALLXO.com, Rexhepi tha se fondet e partisë së saj janë të publikuar në ëeb faqen e partisë, duke shtuar se këtë gjë do ta bënte edhe nëse do të ushtronte ndonjë funksion tjetër në të ardhmen.