Kandidatja e PDK-së flet për bartjen e shamive në shkolla - VIDEO

Besa Ismajli, kandidate për deputete nga PDK, në një intervistë për KALLXO.com ka treguar qëndrimin e saj për bartjen e shamive në shkolla.

“Për mua personalisht pyetja është shumë islamofobike sepse kjo nuk do të duhet të ishte pyetje për njerëzit dhe për dëshirat tyre, janë aktet kushtetuese dhe ligjet, që ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë, promovojnë liritë fetare dhe unë jam një avokate për liritë fetare në Kosovë, për lirinë e besimit, përfshirë edhe lirinë për të mos besuar”, ka thënë Ismajli.

 

Ajo në këtë intervistë ka treguar edhe për kauzën të cilën do ta shtyjë në rast se bëhet deputete.

“E para do të ishte arsimi, pasi mendoj se arsimi ka nevojë për më shumë mbështetje, arsimi i jep njeriut shpresë, i ndryshon jetën, i jep dinjitet dhe besoj se kjo do të jetë një prej kauzave të mija primare, dhe do të mundohem që të përfaqësoj ato gra të cilat janë më pak të përfaqësuara kudo e këtu përfshirë gratë e komuniteteve pakicë, viktimat e dhunës seksuale, gratë e komuniteteve fetare, familjarët e dëshmorëve, e po ashtu si kauzë do ta kem Mitrovicën”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka thënë se këtë garë e ka nisur që të marr postin e deputetes në mënyrë që të përfaqësoj qytetarët.

Ajo ka folur edhe për taksat në Kosovë.

“Mendoj se Kosova është shumë e vogël dhe nuk e përballoj rritjen e asnjë lloj takes, ndërsa ka nevojë për heqje e disa taksave, kryesisht ato që janë shumë bazike, taksa e legalizimit, taksa që i rëndon prodhuesit”, ka thënë Ismajli.

Kur është pyetur se cilat do të jenë tri amendamentet e para të cilat do ti propozoj, Ismajli ka thënë se nuk e di saktësisht se cili do të jetë ligji në agjendën e legjislativit por çdo amandamentim sipas saj do të jetë i orientuar drejtë këtyre orientimeve të saj.

Ismajli ka treguar edhe tri problemet kryesore të Komunës së Mitrovicës.

“Menaxhimi  mbeturinave, siguria e qytetarëve në rrugë, dhe më çështja të trafikut”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka thënë se nuk është etike që ajo të mendoj ndërrimin e partisë, ndërsa kur është pyetur nëse do të votonte kundër qëndrimit të grupit të saj parlamentar ajo ka thënë se brenda grupi duhet të ketë diskutime në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

Ajo ka folur edhe për përmirësimin e ambientit në Kosovë.

“Politikat mjedisore janë të kushtueshme, por ajo që mund të bëjmë është që rrisim masën ajrore dhe të mundohemi të menaxhojmë mbeturinat më mirë është e lehtë dhe është e bëshme”, ka thënë Ismajli.

Ajo ka treguar nëse është pro ndërtimit të termocentrali të tretë më qymyr.

“Duhet t`i japim përparësi të gjitha kapaciteteve tona që i kemi për energji të ripërtritshme, por e dimë që thëngjilli është një prej resurseve tona, në parim nuk do të isha kundër”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka treguar se është kundër përdorimit të qymyrit në për shtëpi gjatë dimrit, e po ashtu kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Kandidatja për deputete ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

“Kjo është një fushë që unë nuk e di por jam në favor të ndërtimit të rrugëve”, ka thënë ajo.

Kur është pyetur nëse është për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, Ismajli ka thënë se duhet të bëhet definimi I qartë I kufijve të Kosovës, duke treguar se është për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Kur është pyetur nëse është për ndërtiminm e Termocentraleve në lumenjët e Kosovës, Ismajli ka thënë se Kosova ka resurse hidrike për energji, por unë nuk ka përcaktuar se ku saktësisht.

Ismaji është përgjigjur nëse është kundër mbylljes së Universiteteve Publike, në rast se nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

“Do të ndihmoja të gjitha universitet të funksionojnë sipas standardeve të larta ndërkombëtare”, ka thënë Ismajli.

Përgjigje konkrete, Ismajli nuk kishte për monopolit në homologim.

“Nuk e di homologimin”, u shpreh ajo.

Ismajli përgjigje kishte edhe për martesat në mes gjinisë së njëjtë.

“Mendoj se është çështje private, i takon komunitetit”, ka thënë shkurt Ismajli.

Kur është pyetur nëse është kundër kuotës për deputet nga diaspora, Ismajli ka thënë se është për një bashkëpunim me diasporën, duke treguar tutje se është për ridizajnimine skemës për veteranët e luftës.

Ismaji po ashtu ka treguar se është për heqjen e kartonit të gjelbër për diasporën.

Ismaji ka treguar se si ka menduar se do ta bëjë fushatën e saj si kandidate për deputete.

“Nuk kam bërë ende kartela, jam e re, dhe kam menduar se fushatën do të mund të ma bënin vitet paraprake në angazhimi tim e jo këto 10 ditë”, ka thënë Ismajli.

Ajo ka treguar se momentalisht ka vetëm një vend pune si profesoreshë dhe atë do ta mbajë edhe gjatë kohës sa do të jetë deputete.

Ismajli ka treguar edhe të hyrat mujore dhe pasurinë e saj.

“Rreth 3000 euro, bashkëshorti im është mjek unë jam në arsim, kemi tre fëmijë, pasuria jonë gjithçka çfarë kemi punuar kemi një banesë, dhe një veturë”, ka thënë Ismajli, duke treguar se në pronësi të saj është një banesë.

Ismajli ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë rast të qëndroj në spital, por në rast se do të ketë nevojë gjatë kohës sa do të jetë deputete shpreson të shkoj në spital publik, por nuk e ka  përjashtuar mundësi as për spital privat.

Fëmijët e saj Ismajli ka treguar se vijojnë mësimin në shkolla private, ndërsa ka treguar se punësimi i familjarëve  nuk është në radarin e prioriteteve të saj.

Ismajli ka treguar se si do të votoj për fatin e Trepçës.

“Do të luftoj fuqishëm që minatorët të jenë një prej subjekteve që të negociohet fati i Trepçës, Trepça është aset shtetëror”, ka thënë Ismaji.

Ajo ka treguar se nuk do të kushtëzoj votën e saj për buxhet me ndonjë projekt, por do të donte që projektet e saj të mbështeteshin.

Ismajli shpreson se do të lë gjurmë si deputete e Kuvendit me mbështetjen e saj për kauzat gjinore.

Ajo ka premtuar se do të parashtroj pyetje parlamentare aq sa do të jetë e nevojshme, e po ashtu është zotuar se do të jetë e hapur për qytetarët.

Kur është pyetur për importimin e veturave të vjetra në Kosovë, ajo ka thënë se do të angazhohet që ato mos të jenë më të vjetra se 10 vite, duke premtuar se do të inicioj dëgjime publike në komisione aq sa do të ketë nevojë.

Ismajli ka treguar në nuk do të jap dorëheqje nëse ndaj saj ngritët aktakuzë për bindjet e saj por për çfarëdo vepre tjetër, ajo ka premtuar se do të jap dorëheqje.

Ndërsa, kur është pyetur nëse do të jap dorëheqje nëse ndaj kryeministrit ngritet aktakuzë, Ismaji ka thënë se varet nga lloji i aktakuzës.

Një përgjigje konkrete nuk e kishte kur është pyetur për numrin e ministrive, pasi që Ismajli ka thënë se ministri duhet të ketë aq sa është e arsyeshme, ndërsa për numrin e zëvendësministrave në një ministri ajo ka thënë se mund të jenë dy ose asnjë.

Ismajli është përgjigjur edhe nëse do të votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike persona të cilët nuk i plotësojnë kushtet për emërim.

“Jo meritokracia do të jetë korniza mbi bazën e të cilës çdo votë do ta jap, për çfarëdo lloj emërimi”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se partia bënë transparente fondet, e poashtu ka premtuar se do të bëjë publike faturat e shpenzimeve në kuvend apo ministri.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!