Kandidati i LDK-së 'Thaçi ngriti pasiguri për kufinjtë e Kosovës' - VIDEO

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë që në Kosovë të ngritet një pasiguri për të ardhmen e kufinjve.

Peci tregon edhe probleme të tjera me të cilat përballet Komuna e Mitrovicës.

“Problemi i varfërisë, ndarja ndëretnike që ekziston në qytetin e Mitrovicës dhe ekziston pasiguria për të ardhmen e kufijve të Kosovës e ngritur padrejtësisht dhe e përkrahur nga presidenti i vendit”, thotë ai për KALLXO.com.

Tutje ai tregon edhe se cilat janë kauzat e tij që do të i shtyej përpara nëse merr besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kauza e sundimit të ligjit respektimit të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë dhe avancimit të vlerave të meritokracisë në këtë shoqëri që po mungon”,thotë Peci.

Ai shton se nuk do të mohoj të marr post ministror nëse Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Peci është më i dobishëm në ndonjë post ekzekutiv se sa si deputet.

Peci tregon edhe se cilat taksa duhet të ulen e cilat të ngriten në Kosovë.

“Taksat që duhet me u ulë në Kosovë janë ato që kryesisht varen te mikrobizneset dhe duhet me e pa edhe pse ne jemi parti e djathë duhet me pa të artikujt e caktuara si duhani, alkooli, te disa vende të botës kanë një taksë më të lartë dhe në këtë kategori duhet me u fokusu rritja e taksës”, tregon ai për KALLXO.com.

Njëri nga amandamentet që do të propzoj Peci nëse merr mandatin e deputetit do të jetë edhe zvogëlimi i ministrive në qeverinë e ardhshme.

“Mënyrën e funskionimin e institucioneve, kisha me propozu një prej amandamenteve që qeveria e ardhshme të ketë zvogëlim të numrit të digastereve dhe ministrive, përfaqësimi i gjinisë në ekzekutiv jo vetëm me qenë në nivel legjislaturë dhe amandament tjetër do të varet nga koha do e vlerësoj nga rrethanat”, thotë tutje Peci për KALLXO.com.

Peci thotë se nuk do ta lë Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërsa jep qëndrimin e tij edhe nëse do të votoj kundër grupit të tij parlamentar.

“Mendoj se përfaqësimi sidomos i gjeneratave të reja nuk duhet të jenë konformist, parapëlqej të qëndroj lojal në qëndrimet e partisë, por nuk përjashtohet mundësia kur mundem me vlerësu që qëndrimet e partisë nuk shkon me interesin e zotimeve të partisë dhe në një rrethanë të tillë nuk përjashtoj një mundësi të tillë”, thotë ai.

Ai kritioi edhe qeverisjen e kaluar të PAN-it duke thënë se kanë bërë që çdo qytetar i Kosovës të ndihet i diskriminuar.

“Fatkeqësia është se nuk e kemi një grup të diskriminuar në Kosovë, mënyra që ka udhëhequr PAN-i, mendoj se grup i diskriminuar ka qenë çdo qytetar i Kosovës, kështu që një ndryshim rrënjësisht duhet të ndodhë”, tha ai.

Peci tregon edhe se çfarë do të bëj për përmirësimin e ajrit dhe ambientit të ndotur në Kosovë.

“Duhet me i pa të gjitha mundësitë dhe iniciativave me ndryshu këtë gjendje qoftë përmes prioriteteve që qeveria e ardhshme duhet me i ngrit në aspektin e formave alternative të prodhimit të energjisë që të menjanohet prodhimi i qymyrit dhe të shihen format e mira të minimizohet pasi që situata në Kosovë është e patolerushme dhe nuk duhet të lejojmë që qytetarët dhe fëmijët tanë të helmohen”, tha ai për KALLXO.com.

Në lidhje me disa nga çështjet të cilat morën vëmendje të madhe në shoqëri dhe opinion kandidati i LDK-së Faton Peci jep qëndrimet e tij.

Ai thotë se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit dhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Në lidhje me shtitjen e Telekomit, Peci thotë se duhet të shikohet konteksti dhe rrethanat nëse shtë në dobi apo jo të interesit publik privatizimi i tij.

Peci është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, shkëmbimit të territoreve me Serbi, ndërsa shton se çështja e heqjes së tarifës me Serbinë duhet të diskutohet dhe të negociohet.

Gjithashtu ai thotë se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës dhe për mbylljen e Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

“Duhet të synohet cilësia dhe nuk guxohet që universitetet të përdoren për politikë”, tha ai.

Peci është kundër monopolit në homoligim ndërsa shton se është pro martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe se në lidhje me bartjen e shamive në shkolla sipas tij është çështje që duhet të negociohet.

Ai shton se është për kuotë për deputetë nga diaspora dhe për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës për të cilën Peci thotë se është abuzimi më i madh që i ka ndodhur qeverisë së kaluar.

Peci shton se është edhe për heqjen e kartonit të gjelbër për diasporën.

Për fushatën e Pecit po përkujdeset vet, familja dhe dashamirët ndërsa shton se ka një vit që nuk ka kontratë pune ndërsa ka punuar si ekspert i pavarur.

Të hyrat mujore sipas Pecit variojnë ndërsa shton se ka një banesë në emër të përbashkët me bashkëshorten dhe ka shtëpi e tokë me familjarë të tjerë.

Dy- tre muajt e fundit Pecit i është dashur që të marr shërbime familjare për dikë të familjes ndërsa shton se shërbimet mjekësore i ka marrë të kombinuara në spital privat dhe publik.

Edhe kur të bëhet deputet Peci thotë se do të ndjek metodën e njëjtë.

“Mendoj që do të vazhdoj metodën e njëjtë, e rëndësishme është që të merret shërbimi kualitativ parapëlqej publikun por në rast se je i detyruar me marr shërbime domosdoshmërisht duhet t`i drejtohemi dhe spitaleve private”, tha ai.

Fëmijët e Pecit shkojnë në shkolla publike ndërsa ky i fundit tregon edhe se pse motra dhe vëllai i tij janë të papunë.

“Kam dy familjarë të papunë arsyeja është diskriminimi për shkak se janë motra e vëllai i im”, tha ai.

Peci thotë se është kundër privatizimit të gjigandit Trepça.

“Mendoj se logjika e privatizimit të gjithçkaje në Kosovë nuk është në favor jam kundër privatizimit të gjigandit Trepça”, tha ai.

Tutje tregon edhe se me cilin projekt do ta kushtëzoj votën e tij.

“Projekti i cili siguron zhvillim të balancuar të Kosovës, që siguron zhvillim ekonomik dhe që përmirëson parametrat ekonomik, që zhvillon Kosovën, rrit prodhimin”, tha ai.

Qëndrimet, iniciativat që do të i ndërmarr sipas Pecit janë disa nga punët që do të lë gjurmë si deputet.

“Iniciativa që synoj të i ndërmarr, qëndrimet parimore dhe vlerësimi që të kontribuoj karshi kuvendit dhe avancimi i vlerave demokratike dhe përkushtimi që të kemi një funksionim në bazë të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë”,tha ai.

Ai nuk premtoi numër të pyetjeve parlamentare që do t`i parashtroj brenda një viti ndërsa shtoi se ka dëshirë të realizoj premtimet jo t`i premtoj ato.

Edhe për takime me qytetarë Peci tha se do të varet nga agjenda.

“Varet nga agjendat, kurdo që e shoh që është e nevojshme, do të shoh të hap një zyrë ku njëherë në javë do të pres qytetarë, ata do ta kenë derën e hapur tek unë”, thotë ai për KALLXO.com

Peci thotë se do të jap dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë, derisa shton se edhe do ta votojë rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

“Në rast se aktakuza ka bazë, përderisa unë jap dorëheqje për vete, e bëj një veprim të tillë”, tha ai.

Ai shton se do të lobojë që qeveria e ardhshme të ketë më pak ministri dhe shton se qeveria e PAN-it duhet të tregohet shembull se si nuk duhet të ketë zëvendësministra shumë.

“Qeveria e PAN-it duhet me u tregu si shembull se si nuk duhet me pas emërime që abuzojnë me paranë publike, ndërsa mendoj se dy zëvendës ministra duhet t’i ketë një ministri”, thotë ai.

Peci shton se do të votojë vetëm për ekspertë dhe profesionistë sa i takon anëtarësimeve në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore, ndërsa tregon se do të tregohet transparent edhe në fondet e partisë edhe në shpenzimet në kuvend apo ministri.