Suharekë, një i arrestuar për fotografim të votës

Një qytetar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka fotografuar votën.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.

“Është arrestuar një person në fshatin Sllapuzhan të Suharekës për cenim të fshehtësisë së votimit- fotografim i votës”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Personi me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.