Stili i Zafir Berishës në “DebatPernime”

Në mbrëmjen e sotme ka filluar cikli i DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra, kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Zafir Berisha ka zgjedhur një mënyrë tjetër të dukjes në po këtë debat.

 

Ai erdhi në debat i veshur me një bluzë në të cilën shfaqet numri me të cilin po garon në zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti.

NISMA në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion me AKR-në dhe PD-në.

Të ftuar të tjerë në debat janë: Arben Gashi  -Faton Peci LDK,  Mimoza Kusari -Xhelal Sveqla VV,  Besnik Tahiri -Donika Kadaj AAK PSD, Arbresha Krasniqi Nisma AKR, Arben Gecaj- Blerta Deliu PDK, SDA Numan Baliq SDA.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet qeverisëse.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.