Sonte përballja e fundit në #DebatPernime
04.10.2019 - 19:29
Sonte, duke filluar nga ora 20:30 në përfaqësuesit e partive politike do të diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.
Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.
Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.