Shpërputhje, votat e PDK-së në Deçan i shkuan partisë tjetër

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Deçan, kanë raportuar për vjedhje në mes kandidatëve në shkollat “Maxhun Çekaj”, “Isa Boletini” e “Lan Selimi”.

Në këto vendvotime janë gjetur ndryshime në vota te kandidatët por edhe në parti politike, më shumë pas rinumërimit të 314 vendvotimeve në Deçan. Në vendvotimin me numër 0106C-05D e cila gjendet në shkollën “Isa Boletini” në Deçan, dallimi në dokumentet e KQZ-së vërehet në fillim ku në numërim PDK nuk ka pasur asnjë votë ndërsa në rinumërim ka marrë 20 vota ndërsa Partia e Ashkalinjëve ka marrë 20 vota në numërim a e asnjë votë në rinumërim.

Te Partia Demokratike e Kosovës nuk ka pasur ndryshim në vota te kandidatët e po këtij subjekti politik.

Te koalicioni AAK-PSD, ndryshime në vota ka pasur pas rinumërimit.

Emri Mbiemri Numërimi Rinumërimi
Magbule Shkodra 2 1
Donika Kadaj 2 1
Sali Salihu 1 2
Shkumbin Demalija 37 38
Rasim Selmanaj 38 37
Lahi Brahimaj 12 13

Te Nisma nuk ka pasur ndryshime në vota ndërsa te Lëvizja Vetëvendosje dy kandidatë patën ndryshime në vota.

Emri Mbiemri Numërimi Rinumërimi
Lindita Rexha 2 1
Mirlinda Sadiku 12 13

Edhe te LDK ndryshime në vota pati te dy kandidatë.

Emri Mbiemri Numërimi Rinumërimi
Besa Beqiri 1 0
Shkëndije Lokaj 27 28

Në këtë shkollë “Isa Boletini” me numër të vendvotimit 0106C-05D kryesues i komisionit ka qenë Shqiprim Balaj ndërsa anëtarët Ylberina Haxhaj, Hanife Bruqi, Xufa Imeraj dhe Bajram Ahmetxhekaj.

Në rinumërim kryesues ka qenë Rron Ahmeti ndërsa emrat e anëtarëve nuk dallohen se si janë shkruar.

Në vendvotimin 0106C-02R, në shkollën “Maxhun Çekaj” në Deçan nuk ka pasur dallim në vota te partitë politike pas rinumërimit të 314 vendvotimeve.

Në këtë shkollë janë numëruar gjithsej 327 vota për partitë politike.

Kandidatët e Stranka Demokratske Akcije- SDA, është gjetur se i  janë hequr votat në numërim ndërsa i janë shtuar nga një votë dy kandidatëve pas rinumërimit.

Emri Mbiemri Numërim Rinumërim
Haris Erovic 0 1
Mirsad Hodzic 0 1

Te kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, monitoruesit nuk kanë hasur në ndonjë ndryshim në vota.

Kandidatët e koalicionit AAK-PSD, kanë pasur ndryshim në vota pas rinumërimit të 314 vendvotimeve, ku dallojnë votat te Ramush Haradinaj i  cili në numërim kishte 254 vota ndërsa në rinumërim shtatë vota më pak gjithsej 247 vota.

Gjashtë vota më pak pas rinumërimit mori edhe Shkumbin Demalija i cili në numërim kishte 74 vota ndërsa në rinumërim 68.

Edhe Daut Haradinaj pati më pak vota pas rinumërimit nga 237 atij i mbetën 232 vota.

Lahi Brahimaj në numërim pati 51 vota ndërsa pas rinumërimit atij i mbetën 35 vota.

Kandidatët e AAK- PSD:

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Ramush Haradinaj 254 247
Shqipe Pantina 2 1
Donika Kadaj Bujupi 13 15
Teuta Haxhiu 25 24
Shkumbin Demalija 74 68
Frasher Krasniqi 7 6
Albena Reshitaj 1 2
Driton Bardheci 4 5
Time Kadrijaj 119 116
Ali Berisha 40 37
Natyra Kuçi 47 43
Shyqiri Bytyqi 10 11
Rexhep Kadriu 2 1
Bekë Berisha 5 6
Çamerie Azemi 1 2
Daut Haradinaj 237 232
Rasim Selmanaj 118 120
Gegë Lleshi 19 21
Gazmend Syla 31 26
Lahi Brahimaj 51 35
Fatos Axhemi 3 4
Arber Tolaj 67 68
Nexhat Maxhuni 1 3
Shqipe Kastrati 1 0
Dervish Tahiri 6 5
Shpend Ahmeti 5 6

Edhe te kandidatët e Vetëvendosjes, pati ndryshim të votave pas rinumërimit.

Albin Kurti mori një votë më pak pas rinumërimit në këtë vendvotim, kryesisht edhe te kandidatët e tjerë ka pasur heqje të votave pas rinumërimit.

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Albin Kurti 16 15
Arben Vitia 4 3
Fatmire Kollçaku 3 2
Haki Abazi 8 1
Hajrullah Çeku 3 2
Faruk Mujka 2 0
Ajet Potera 1 0
Sylejman Meholli 1 0
Gazmend Islami 1 0

Te kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një dallim u vërejt te kandidatja Shkëndije Lokaj e cila në rinumërim mori 4 vota më shumë gjithsej 7 vota në këtë vendvotim, ndërsa Lumir Abdixhiku pas rinumërimit nga katër vota mbeti me dy dhe Anton Quni nga pesë vota pas rinumërimit mbeti me 2 vota.

Emri dhe Mbiemri Numërim Rinumërim
Lumir Abdixhiku 4 2
Anton Quni 5 2
Visar Hoti 2 0
Shkendije Lokaj 3 7

Në këtë vendvotim, në numërim kryesues ka qenë Alban Tishukaj ndërsa anëtar kanë qenë, Milor Qufaj, Egzon Ademaj, Erestina Berisha dhe Valon Aliqkaj.

Ndërsa në rinumërimi komisioni në këtë vendvotim ka qenë i përbërë nga Gëzim Haliti si kryesues ndërsa anëtarët kanë qenë Shkurte Hodolli, Ramadan Shumolli, Nasuf P, Albin R, dhe një tjetër anëtar emri i të cilit nuk lexohet në dokumentet e rinumërimit.