Shpend Ahmeti uron Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas rezultateve ende jo përfuindimtare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Në një postim në Facebook, Shpend Ahmeti ka thënë se e uron fituesin e këtyre zgjedhjeve, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit.

Reagimi i kryetarit të PSD-së vjen pas një rezultati katastrofal të partisë së tij në Prishtinë.

PSD ishte në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinaj.

Shpend Ahmeti me rezultat katastrofal në Prishtinë

“Të nderuar qytetarë,

Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!

Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.”