Selmanaj: Konkursi për noterë do të rishikohet

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj i ftuar në Debat Pernime për noterët ka thënë se ky konkurs do të rishikohet nëse kjo parti arrin të dalë fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Do ta rrisim kontrollin dhe transparencën në të gjitha profesionet në mënyrë që të shohim se cfarë po ndodhë aty dhe është ngritë si shqetësim dhe normalisht do të angazhoheshim që ta rishikojmë se kush ka qenë i përfshirë në këtë proces , duhet ta rishikojmë që nga fillimi dhe jo vetëm këtë proces, por të gjitha”, ka thënë Selmanaj.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Driton Selmanaj dhe Arben Gashi- Lidhja Demokratike e Kosovës, Burim Ramadani dhe Selim Selimaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.