Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Rinumërohen 45 nga 530 vendvotime

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me rinumërimin e 530 vendvotimeve, për të cilat është marrë vendim në mbledhjen e djeshme.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rinumërimi është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja. Rinumërimi është duke vijuar”, ka thënë Elezi.

Dje KQZ ka mbajtur mbledhjen në të cilën është marrë vendimi për rinumërimin e 530 vendvotimeve për shkak të parregullsive me rezultate.

Ky vendim i KQZ-së për rinumërim ka shtyer edhe për disa ditë numërimin e 24 mijë votave me kusht dhe 2 mijë votave të personave me nevoja të veçanta.

Më 6 tetor, Kosova pati zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Deri më tani tri partitë e para që kanë dalë nga votat deri më tani të numëruara, kryeson LVV pastaj LDK dhe e treta PDK.