Rezultatet përfundimtare, AAK-PSD me 14 deputetë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Sipas këtyre rezultateve, koalicioni AAK-PSD ka arritur të marrë 14 deputetë, 13 partia e Ramush Haradinajt e vetëm 1 partia e Shpend Ahmetit – PSD.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, si bartës i listës, ka marrë 75,917 vota në total.
Pas kryeministrit në largim, është vëllau i tij, Daut Haradinaj me 23,784 vota.
Pjesë e Kuvendit të Kosovës do të jenë edhe Bekë Berisha, ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arbër Tola, Shkumbin Demaliaj, ish ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi.
Kurse deputetja e vetme nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), do të jetë Natyra Kuçi me 4,452 vota, duke hyrë në Kuvend, për të plotësuar kuotën gjinore.
KALLXO.com ka transmetuar direkt shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetortit nga KQZ.
KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit
Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 novembre 2019
.