Reçica: Partneri qeverisës nuk na përkrahu për reformën pensionale

Kandidati i NISMA-s për deputet, Skender Reçica, në Debat Pernime tha se reformën pensionale nuk e kanë përkrahur partneri qeverisës.

“Reforma pensionale, është e domosdoshme e kohës të ketë reformë pensionale dhe përderisa të tjerët thonë që do ta bëjmë ne e kemi bërë sepse e kemi filluar dhe hartuar një koncept dokument, i cili fatkeqësisht nuk u përkrah edhe nga partneri jonë në qeveri për ta përcjellë tutje në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Reçica.

Koalicioni qeverisës në krye Ramush Haradinajn, përbëhej nga  partitë politike PDK-AAK dhe Nisma.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.