Reçica: Kemi realizuar projektin për një të punësuar nga çdo familje

Në ciklin e #DebatPernime të moderuar nga Jeta Xharra mbrëmjen e sotme është i ftuar kandidati për kryeministër Fatmir Limaj nga NISMA e cila ka koalicion me AKR-PD ku edhe do të paraqes së bashku me ekipin e tij plan programin qeverisës.

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se projekti për punësimet nga një për çdo familje është realizuar.

Kjo deklaratë e Reçicws erdhi pas pyetjes së njërit nga ekspertët e DebatPernime për vazhdimin e punësimeve.

“Ajo që thënë z.Muja rreth projektit tonë punësimi i një anëtari të secilës familje është duke u bërë realitet. Ju dhe të gjithë profesionistet që merreni me këtë punë e dinë shumë mirë që ne e kemi trashëguar një kornizë ligjore sa i përket skemës së ndihmës sociale. Dhe pikërisht deri kur kemi ardh ne kurrkush nuk e ka ngrit zërin që ajo kornizë ligjore që rregullon çështjet jetike të qytetarëve tanë”, tha Reçica.

Ai shtoi se e di ku është shkalla e varfërisë dhe si ka ardhur ajo.

“Deri kur kemi ardh ne askush nuk e ka ngrit zërin për këtë. E kemi realizuar projektin. I kemi aktualisht rreth 6 mijë familje të kategorisë së dytë të cilët kanë anëtarë të familjes së tyre të aftë për punë na kanë mbet edhe 6 a e din pse? Sepse ligji që diskriminon të drejtën e tyre për tu kyçur në punë atyre nuk i ndihmon në përmirësimin e mirëqenies sociale. Asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin që të përjashtohet ky kriter diskriminues, t’i krijohet mundësi familjeve që edhe në rast se lidhet me marrëdhënie pune të mos i ndalohet asistenca sociale”, shtoi ai. .

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.