Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Ramiz Lladrovci ia huq datës së zgjedhjeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një tubimi të PDK-së në këtë qytet, ia ka huqur datës së zgjedhjeve parlamentare.

Teksa po u drejtohej të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kryetari i Drenasit e ka ngatërruar datën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Teksa përshëndeste të pranishmit, ai përmendi datën 8 nëntor për zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen një muaj para datës së përmendur nga kryetari i Drenasit, më 6 tetor.

Tubim me qytetarët e Drenasit

Tubim me qytetarët e Drenasit#PDK112

Publiée par Kadri Veseli sur Lundi 30 septembre 2019

Gjatë këtij fjalimi, Ramiz Lladrovci ka përmendur shumë projekte të realizuara gjatë qeverisjes së PDK-së dhe shumë të tjera që do të realizohen me PDK-në në krye të Qeverisë.

Një fjalim në këtë tubim zgjedhor ka mbajtur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli premton fuqizimin e raporteve me SHBA-në

www.kallxo.com