Rafuna: PDK nuk ia mohon ‘punët e mira të qeverisë Mustafa’

Në mbrëmjen e sotme, në #DebatPernime, deri sa kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike, Besa Gaxherri numëronte siç përmend ajo të mirat që i ka bërë qeverisja e Isa Mustafës, kandidati i PDK-së, nuk i mohon ato.

Madje, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se punët e qeverisjes Mustafa kanë treguar rezultate.

“Punët që janë bërë në qeverinë Mustafa asnjëherë nuk i mohojmë edhe pse ajo është diçka që janë bërë dhe janë treguar rezultatet”, tha Rafuna.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Yllza Hoti nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.