Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së dhe organizatës ‘Germin’ për votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP ka shqyrtuar sot ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të organizatës ‘Germin’, e cila në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar nga PZAP  që ta urdhërojë KQZ-në për numërimin e 1.806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës.

Me këtë rast PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e VV-së përderisa e ka konsideruar si të palejuar ankesën e organizatës ‘Germin’.

“PZAP ka marre vendim që të Refuzohet i pabazuar apeli Anr.381/2019, i datës 02.11.2019 i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa është hedhur i palejuar apeli nr. 382/2019 i datës 02.11.2019 i paraqitur nga organizata “GERMIN”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Vetëvendosje dhe organizata ‘Germin’ kanë reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos i pranuar 1 mijë e 212 vota të diasporës nga 5.000 sa ishin të gjitha.

VV akuzon Sekretariatin e KQZ-së për moszbatim të vendimit të Supremes

Pas vlerësimit të pakove nga Diaspora, refuzohen mbi 1,200 fletëvotime