Premtimi i Vjosa Osmanit se do të mbajë vetëm një vend pune

Deri sa po diskutohej për profesorët të cilët kanë publikuar punime shkencore mashtruese, Jeta Xharra kërkoi nga kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të dijë nëse do të mbaj më shumë se një pozitë pune kur të marrë postin e kryeministres.

Kjo pyetje erdhi pasi që Osmani tha se është ligjëruese në një universitet në SHBA.

Kujtojmë se në ciklin e #DebatePernime, Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ishte ftuar së bashku me ekipin e saj që të prezantoj planin qeverisës të LDK-së.

Jeta Xharra kërkoi nga Osmani të dijë nëse do të mbaj më shumë se një post nëse merr mandatin e të parës së qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Jo, jo sigurt tashmë edhe kam kërkuar pushimin pa pagesë. Vetëm ta shpjegoj se unë kam hyrë në universitet para se të jem në politikë.

Tash kjo rregullohet me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit. Ka pasur ide për parandalimin e një ideje që kur dikush që është në politikë, në qeveri e kuvend me parandalu nuk është që jam kundër një gjëje të tillë. Mirëpo me rëndësi është që profesorët colësor ti mbajnë universitetet dhe ka shumë të tillë që u janë mbyllë dyert dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodh më”, tha ajo

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.