Premtimi i Besa Gaxherrit: Do t’i publikojmë faturat e Qeverisë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në Debat Pernime ka premtuar se nëse LDK vjen në krye të Qeverisë do të publikohen të gjitha faturat, ndonëse Isa Mustafa në mandatin e tij si kryeministër nuk i kishte publikuar.

Gaxheri ka premtuar se ata nuk do t’i kthejnë lojërat e fatit.

Ajo gjithashtu ka premtuar se njerëz të lidhur me partitë politike nuk do të bëhen pjesë e bordeve publike.

Më poshtë i keni premtimet konkrete të Besa Gaxherrit.

Jeta Xharra: A do t’i rrisni tatimet, sa edhe ku ?

Besa Gaxherri: Jo, tatimet nuk do të rriten, ka mundësi me pasë lirime tatimore, psh tatimet në investitorë e mëdhenjtë që kanë me pasë numër të madh të punëtorëve.

Jeta Xharra: Cilat akciza keni me i rritë, ku keni me i ulë ?

Besa Gaxherri: Nuk do të rriten, por ka mundësi me u rritë akcizat në materialet e rrezikshme dhe në këto duhan etj.

Jeta Xharra: A kanë me u kthy lojërat e fatit ?

Besa Gaxherri: Lojërat e fatit jo, por duhet të rregullohet ligji për lotarinë e Kosovës.

Jeta Xharra: Ku keni me i ulë shpenzimet e luksit ?

Besa Gaxherri: Veç me ia nisë në Qeveri. Qeveria aktuale duhet të jetë përgjysmë gati më e vogël, aty do të fillojmë.

Jeta Xharra: A po premtoni që keni me i publiku faturat e shpenzimeve, madje edhe të kryeministrisë?

Besa Gaxherri: Tek ne e obligon ligji, nuk kemi qare. Nëse si ka publiku Isa Mustafa u dashtë. Vjosa Osmani do t’i publikoj sepse ligji e obligon.

Jeta Xharra: A keni me punësu njerëz politik nëpër borde ?

Besa Gaxherri: z.Mustafa ka lidhë kontratë me kompaninë angleze, të cilën qeveria e shkuar nuk e ka respektuar. Ne premtojmë që do ta respektojmë dhe do t’i zgjedhim bordet përmes kësaj kompanie.