Premtimet e Salih Salihut për bujqësi

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Salih Salihu, ka thënë se sektori i bujqësisë në Kosovë do të rimëkëmbet duke u fuqizuar fermeri vendor.

Po ashtu, Salihu ka premtuar pesë akumulime, ndërsa produktet bujqësore do t’u shtohet afati i qëndrueshmërisë.

“Do të mundohemi me ngrit fermerin në nivel me fermerët e regjionit. Do ta rrisim prodhimin vendor përmes ngritjes së sistemit të ujitjes. Do të ndërtohen pesë akumulime. Sektori i përpunimit të produkteve bujqësore ku do t’i shtohet afatit të qëndrueshmërisë”, ka thënë Salihu.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi. Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook.