Premtimet e PDK-së për shëndetësinë

Kandidati për deputet, njëherit ministër në detyrë i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili dha qëndrimet dhe premtimet e tij sa i përket rregullimit të sistemit të shëndetësisë.

Jeta Xharra: A keni me i ndalë barnat e Serbisë mos me u shitë në qendër të Prishtinës pa banderola?

Uran Ismaili: Natyrisht që po.

Jeta Xharra:  A keni me leju me u shitë barna të Kinës e Indisë pa banderola?

Uran Ismaili: Natyrisht që po edhe do t’i ndalim edhe nuk kanë shumë.

Jeta Xharra: Deri kur kemi me mujtë me ble antibiotik, qetësues e antidepresantë pa receta të mjekut?

Uran Ismaili: E kemi kriju e-recetën, që i bie që barnat munden më u lanë veç me e-recetë e kemi lëshu është në server por skemi pas mundësi se u ndal qeveria në gjysmë, në katër muajt e parë do të realizohet edhe kjo do ta qetësoj situatën sepse krejt recetat janë elektronike.

Jeta Xharra: A keni me e unifiku pagesën për participim në krejt Kosovën se në një komunë ma shtrenjtë e në tjetrën ma lirë?

Uran Ismaili: Po besoj që sistemi shëndetësor e unifikon atë.

Jeta Xharra: Kur keni me i implementu dhomat e observimit dhe rehidrimit në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë?

Uran Ismaili: Nuk kam një datë me ju thënë – gjashtë muaj, edhe me të thënë që nuk qëndron.

Jeta Xharra: Sa ka me qenë koha e reagimit të emergjencës?

Uran Ismaili: Sa është sot? Komunat e kanë të vetën mandej e ka QKUK të veten, bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe QKUK-së, që e kemi për stentimin në zemër brenda dy orëve duhet me reagu, reagimi që po vjen pacienti është 15 deri 17 minuta.

Jeta Xharra: A guxoni me ja nalë kontratën kompanive private që nuk po e pastrojnë QKUK-në?

Uran Ismaili: Ka kompani që janë dënuar 800 mijë euro. Në këtë vit që jemi tash. E deri në vitin 2017 i drejtohesh Haxhi Avdylit se LDK e ka pas atëherë.

Jeta Xharra: Deri kur nuk kemi më i pa më specializantet duket protestuar?

Uran Ismaili: Realisht nuk ke me i pa më sepse shumicën e tyre i kemi trajtu ju kemi dhanë paga të dinjitetshme, i kemi shti në kontratë ka mbet vetëm ata të stomatologjisë, me të cilin jemi duke punuar me udhëzimin administrativ, nuk kanë pas rrogë i kom shti në rrogë të gjithë specializantët në mënyrë që me marrë pagë të dinjitetshëm.

Jeta Xharra: Kur ka me hy në funksion Sistemi Informativ Shëndetësor?

Uran Ismaili: Sistemi i Informimit Shëndetësor ka filluar është në 24 komuna ka përfundu. Në 2020 kemi pas me bo funksionale, në sekondare dhe terciare, në primare 24 komuna e kemi përfundu në ambulanta specialistike në QKUK e kemi përfundu

Jeta Xharra: A kemi me pasë najherë mundësi me u transplantu organe? Mijëra euro shkojnë jasht veq pse na nuk kemi kapacitet një veshkë me e transplantu.

Uran Ismaili: Po është dërgu koncept dokumenti, është fillu puna, deri sa të draftohet ligji dhe përfundon.

Jeta Xharra: Kur kemi me pasë përkujdesje paliative në krejt territorin e Kosovës?

Uran Ismaili: Është proces që jemi duke e përfundu. Nuk muj me thanë në qershor e ai njeri ka gjendje të rëndë në shtëpi, jam duke punuar edhe unë në atë punë. Siç po e sheh shumica e tyre janë të përfudnuara edhe këtë do ta trajtojmë, e kam filluar me e trajtu këtë mandat do të vazhdoj trajtimin deri në përfundimin e tij gjatë dy viteve të para.

Jeta Xharra: Hulumtimet tona kanë gjetë që së paku në 5 klinika private ua kanë mundësu abortin, edhe pse vetëm një klinikë private dhe QKUK ka licencë për një gjë të tillë. Qysh dhe kur ka me u vendos nën kontroll kjo veprimtari?

Uran Ismaili: E para, dikush edhe mundet me shit drogë e s’mundet me ndal dikush që është duke bërë abort të paligjshëm është duke e thyer ligjin. Unë nuk i shti në burg, vjen inspektoratin sic i ka mbyll shumë të tjera policia i shtin në burg. E kemi inspektoratin që i ka mbyll e i ka ndal disa qendra të tilla. Për këtë punë, presione ka pasur jashtëzakonisht të mëdha, i kemi kry krejt lëndët, janë arrestuar njerëz.

Jeta Xharra: Kur ka me u aktivizu përkujdesja dhe mjekimi shtëpiak për pacientët të cilët nuk kanë nevojë për me u shtri në spital?

Uran Ismaili: Po shiko, në vizitat në shtëpi kemi nis me nënat dhe fëmijët njëherë, përkujdesjen që po mendoni mendojmë ta fillojmë në një mandat tjetër.

Jeta Xharra: Kur ka me pas kontrolle sistematike dhe diagnostikim të hershëm të sëmundjeve tek fëmijët në qerdhe dhe në shkolla? A keni me e bo me ligj që krejt me kalu nëpër këto kontrolla?

Uran Ismaili: Kjo çështje ka fillu dhe ka sistematike në disa komuna, varet edhe nga komunat, mjekësia primare nuk është prej Ministrisë së Shëndetësisë. Disa i kanë bo disa janë mbrapa është një çështje më problematike me mjekësinë primare.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.