Premtimet e LVV-së për shëndetësinë

Dy kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia dhe Fatmire Mulhaxha- Kollçakun në Debat Pernime kanë dhënë premtime konkrete sa i përket reformave në shëndetësi.

Ata kanë dhënë përgjigje për çështje të shumta që i preokupojnë pacientët kosovarë.

Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Debat Pernime.

 

Jeta Xharra: A keni me i nalë barnat e Serbisë mos me u shitë në qendër të Prishtinës pa banderola?

Arben Vitia: Patjetër.

Jeta Xharra: A keni me leju me u shitë barna të Kinës e Indisë pa banderola?

Fatmire Mulhaxha Kollçaku: Nuk do të lejohen.

Jeta Xharra: Deri kur kemi me mujtë me ble antibiotik, qetësues e antidepresantë pa receta të mjekut?

Arben Vitia: Në fillim të mandatit do të punohet dhe në vitin e parë kjo do të ndodhë.

Jeta Xharra: A keni me e unifiku pagesën për participim në krejt Kosovën se në një komunë ma shtrejt e në tjetërn ma lirë?

Arben Vitia: Absolutisht po. Ekziston ligji për këtë punë.

Jeta Xharra: Kur keni me i implementu dhomat e observimit dhe rehidrimit në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë?

Arben Vitia: Në Prishtinë janë të implementuara të gjitha, njësoj të bëhet edhe në vendet tjera. Kjo do të arrihet përmes grandit për komuna, në fund të vitit të parë mund të arrihet.

Jeta Xharra: Sa ka me qenë koha e reagimit të emergjencës dhe kur ka me u përpilu plani për reagime emergjente në secilin rajon që me u ditë ku kanë me qëndru ekipet mjekësore në raste të emergjencave?

Arben Vitia: Në 2013 ka qenë mbi 13 minuta, në 2016 e kemi ba dikun rreth 6 minuta. Të njëjtën model do ta bëjmë edhe në vendet tjera.

Jeta Xharra: A guxoni me ja nalë kontratën kompanive private që nuk po e pastrojnë QKUK-në?

Arben Vitia: E kemi ndalë në Prishtinë dhe do ta ndalim edhe në vendet tjera.

Jeta Xharra: Kur ka me hy në funksion Sistemi Informativ Shëndetësor?

Arben Vitia: E kemi thënë 2 vite prej fillimit të mandatit Kurti.

Jeta Xharra: A kemi me pasë najherë mundësi me u transplantu organe?

Fatmire Mulhaxha Kollçaku: Kjo duhet të jetë prioritet për neve. Ne fillimisht do ta bëjmë ligjin. Kjo do të jetë një ndër ligjet prioritete. Që në vitin e aprë do të punojmë për këtë ligj.

Jeta Xharra: Kur kemi me pasë përkujdesje paliative në krejt territorin e Kosovës?

Fatmire Mulhaxha Kollçaku: Që në vitin e parë do të fillojmë.

Jeta Xharra: Hulumtimet tona kanë gjetë që së paku në 5 klinika private ua kanë mundësu abortin, edhepse vetëm një klinikë private dhe QKUK ka licencë për një gjë të tillë. Qysh dhe kur ka me u vendos nën kontroll kjo veprimtari?

Arben Vitia: Me rritjen e inspektorëve shëndestorë. Numri i inspektorëve do të trefshiohet në dy vitet e para.

Jeta Xharra: Kur ka me u aktivizu përkujdesja dhe mjekimi shtëpiak për pacientët të cilët nuk kanë nevojë për me u shtri në spital?

Arben Vitia: Ky është obligim i qendrave të mjekësisë familjare. Kjo do të bëhet në dy vitet e para.

Jeta Xharra: Kur ka me pasë kontrolle sistematike dhe diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve tek fëmijët në qerdhe dhe në shkolla? A keni me e bo me ligj që krejt me kalu nëpër këto kontrolla?

Arben Vitia: Nuk e di saktë, por deri në fund të mandatit patjetër që po.