Premtimet e LVV-së për mbrojtjen e ambientit

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Mullhaxha Kollçaku dhe Arben Vitia në Debat Pernime u janë përgjigjur pyetjeve konkrete se çfarë ata do të bëjnë për përmirësimin e ambientit në Kosovë.

Ata kanë folur për djegien e qymyrit nëpër shtëpi, ngrohjen qendrore, gjobitjen e atyre që ndotin ambientin e të tjera.

Më poshtë mund t’i lexoni premtimet e kandidatëve të LVV-së për mbrojtjen e ambientit:

Jeta Xharra: A duhet me u ndalu me ligj djegia e qymyrit për ngrohje?

Arben Vitia: Po patjetër. Por kjo duhet me i parapri dy gjërave. Vetëdijesimi qytetar dhe alternativave për qytetarë që me i ra ma lirë. Nga dita e parë do të punohet, mund të ndodhë deri në fund të mandatit të parë.

Jeta Xharra: Kur kanë me pas ngrohje qendrore prej KEK-ut, Fushë Kosova dhe Obiliqi?

Arben Vitia: Edhe kjo duhet të ketë analizë. Gjatë mandatit të parë sigurisht që do të kryhet.

Jeta Xharra: Sa ngrohje qendrore keni me i ndërtu nëpër qytete? Ku dhe kur?

Arben Vitia: Prapë duhet të ketë analizë, prapë planifikim edhe ku ka nevojë ajo do të bëhet.

Jeta Xharra: A duhet me vendos taksa për përdorim të qeseve të plastikës?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Qeset e plastikës janë dëmtuesi më i madh i ambientit dhe duhet të jetë prioritet vendosja e taksave dhe besoj se brenda dy viteve do të rregullohet komplet por do të filloj legjislacioni nga dita e parë.

Jeta Xharra: A keni me fillu me i gjobit qytetarët që e ndotin ambientin?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Po. Është e qartë që s’mund të kemi inspektorë që me i pa kudo që ndodhë dëmtimi i ambientit. Rritja e numrit të inspektorëve.

Jeta Xharra: A keni me bo lirime tatimore për veturat e reja e jo-ndotëse?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Duhet të ketë lirime tatimore. Gjatë mandatit do ta rregullojmë.

Jeta Xharra: Kur ka me u implementu standardi europian Euro 5 dhe Euro 6 për regjistrim të veturave në Kosovë?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Standardi është prioritet për neve. Brenda dy viteve të para.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin bateri me i grumbullu e me i reciklu  bateritë?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Ky është obligim dhe duhet të zbatohet. Brenda dy viteve të para.

Jeta Xharra: Kur ka me u bo deponia për mbeturina industriale? (i kemi humb 12 milionë të BE-së me ndërtu këtë deponi)?

Fatmire Mullhaxha Kollçaku: Deponia është prioritet. Kjo dueht të përfundoj brenda dy viteve të apra.