Premtimet e LDK-së për shëndetësinë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli në #DebatPernime ka premtuar se nuk do të shiten më barna pa banderola si dhe do të ndalen tërësisht barnat nga Kina dhe India.

Poashtu, Avdyli ka thënë se nuk do të ketë më blerje të barnave pa banderolave si dhe SISh-I do të funksionalizohet në dy vitet e para të qeverisjes nëse LDK merr mandatin në zgjedhjet e 6 tetorit.

Jeta Xharra: A keni me i nalë barnat e Serbisë mos me u shitë në qendër të Prishtinës pa banderola?

Haxhi Avdyli: Nuk do të ketë barna pa banderola.

Jeta Xharra: A keni me leju me u shitë barna të Kinës e Indisë pa banderola?

Haxhi Avdyli: Do të ndalen.

Jeta Xharra: Deri kur kemi me mujtë me ble antibiotik, qetësues e antidepresantë pa receta të mjekut?

Haxhi Avdyli: Blerje të antibiotikëve nuk do të ketë më pa receta.

Jeta Xharra: A keni me e unifiku pagesën për participim në krejt Kosoven se në një komunë ma shtrejt e në tjetërn ma lirë?

Haxhi Avdyli: Në fund të vitit të parë të qeverisjes.

Jeta Xharra: Kur keni me i implementu dhomat e observimit dhe rehidrimit në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Kosovë?

Haxhi Avdyli: Me rritjen e grantit specifik për komuna në vitin e dytë.

Jeta Xharra: Sa ka me qenë koha e reagimit të emergjencës?

Haxhi Avdyli: Do ta sjellim në 5 minuta kohën e reagimit të emergjencës.

Jeta Xharra: A guxoni me ja nalë kontratën kompanive private që nuk po e pastrojnë QKUK-në?

Haxhi Avdyli: Në vitin e parë.

Jeta Xharra: Kur ka me u përpilu plani për reagime emergjente në secilin rajon që me u ditë ku kanë me qëndru ekipet mjekësore në raste të emergjencave?

Haxhi Avdyli: Në dy vitet e para.

Jeta Xharra: Deri kur nuk kemi më i pa më specializantet duket protestuar?

Haxhi Avdyli: Në vitin e parë.

Jeta Xharra: Kur ka me hy në funksion Sistemi Informativ Shëndetësor?

Haxhi Avdyli: Dy vitet e para.

Jeta Xharra: A kemi me pasë najherë mundësi me u transplantu organe? Mijëra euro shkojnë jasht vec pse na nuk kemi kapacitet një veshkë me e transplantu.

Haxhi Avdyli: Në qershor të vitit 2020 do ta bëjmë ligjin për transplatim dhe menjëherë do të mund të kryhet.

Jeta Xharra: Kur kemi me pasë përkujdesje paliative në krejt territorin e Kosovës?

Haxhi Avdyli: Që në vititn e parë, dy dhoma në secilin repart për pacientë për përkujdesje palliative.

Jeta Xharra: Hulumtimet tona kanë gjetë që së paku në 5 klinika private ua kanë mundësu abortin, edhepse vetëm një klinikë private dhe QKUK ka licencë për një gjë të tillë. Qysh dhe kur ka me u vendos nën kontroll kjo veprimtari?

Haxhi Avdyli: Do ta emërojmë kryeinspektorin e farmacisë dhe kryeinspektorin e shëndetësisë, të cilët në këtë mandate janë ushtrues detyre dhe do ta dyfishojmë numrin e inspektorëve dhe do t’I shtojmë kapacitetet e tyre të punës.

Jeta Xharra: Kur ka me u aktivizu përkujdesja dhe mjekimi shtëpiak për pacientët të cilët nuk kanë nevojë për me u shtri në spital?

Haxhi Avdyli: Në dy vitet e para edhe pse kjo është kompetencë e komunave.

Jeta Xharra: Kur ka me pasë kontrolle sistematike dhe diagnostifikim të hershëm të sëmundjeve tek fëmijët në qerdhe dhe në shkolla? A keni me e bo me ligj që krejt me kalu nëpër këto kontrolla?

Haxhi Avdyli: Së bashku me komunat në dy vitet e para.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.