Premtimet e LDK-së për investime në shëndetësi, arsim, skema sociale, bujqësi dhe investime kapitale

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami ka premtuar se kjo parti nëse arrit të marrë qeverisjen me 6 tetor do të zhvendosin milionat nga asfalti në shëndetësi dhe arsim.

Bajrami ka premtuar se në këto dy sektore do të investohen nga 200 milionë euro , në secilin, gjatë mandatit katër vjecar.

Po ashtu, për bujqësi Bajrami ka thënë se duhet të bashkëpunohet me komunat dhe të jepen subvencione dhe grante për rendiment dhe jo ëpr sipërfaqe.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në asfalt?

Hykmete Bajrami: Do ta zhvendosim buxhetin e asfaltit në arsim dhe shëndetësi dhe do të përfundohen vetëm projektet që janë nisur dhe ato të cilat janë të domosdoshme. Grantet ëpr investime kapitale do t’u ndahen komunave.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në arsim?

Hykmete Bajrami: 200 milion euro projekte gjatë mandatit.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në shëndetësi?

Hykmete Bajrami: 200 milion euro projekte gjatë mandatit. Në vitin e parë të alokojmë 70 deri në 100 milionë euro për barna esenciale qysh në vitin e parë

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në skema sociale?

Hykmete Bajrami: Skemat sociale nuk kam përgjigje po do t’i japim ndihmë gjykatës dhe prokurorisë që ta pastrojë listen e veteranëve dhe aty do të krijohet një hapësirë që veteranët e vërtetë të marrin pensione me rritje dhe të gjitha kategoritë e tjera. Është edhe reforma e pensioneve

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në bujqësi?

Hykmete Bajrami: Riorganizimi i subvencioneve dhe granteve. Duhet të dyfishohet buxheti për katër vjet dhe subvencionet të jepen për rendiment dhe jo për sipërfaqe në bashkëpunim me komunat

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi,- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.