Premtimet e koalicionit NISMA-AKR- PD për mjedisin

Përfaqësuesi nga koalicioni, Leutrim Sahiti në #DebatPernime ka premtuar në Debat Pernime ka premtuar se në ekonomitë familjare do të ndalohet djegia e qymyrit për ngrohej në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes.

Gjithashtu, Sahiti ka thënë se do të përkrahin cdo iniciativë të komunave për zgjerim të rrjetit të ngrohtoreve të qytetit.

Jeta Xharra: A duhet me u ndalu me ligj djegia e qymyrit për ngrohje?

Leutrim Sahiti: Në ekonomitë familjare po dhe do ta inicojmë këtë cështje në gjashtë mujorin e parë.

Jeta Xharra: Kur kanë me pas ngrohje qendrore prej KEK-ut, Fushë Kosova dhe Obiliqi?

Leutrim Sahiti: Është  kompetencë e komunave dhe do ta përkrahim një gjë të tillë.

Jeta Xharra: Sa ngrohje qendrore keni me i ndërtu nëpër qytete? Ku dhe kur?

Leutrim Sahiti: Në Prishtinë do të zgjerohet, në Gjakovë dhe sigurisht do ta përkrahim në të gjitha komunat

Jeta Xharra: A duhet me vendos taksa për përdorim të qeseve të plastikës?

Leutrim Sahiti: Brenda vitit 2019, deri në fund të vitit sepse grupi punues është duke punuar dhe do ta kryejnë ende ma ardhë qeveria tjetër.

Jeta Xharra: A keni me fillu me i gjobit qytetarët që e ndotin ambientin?

Leutrim Sahiti: Jemi duke i gjobitur

Jeta Xharra: A keni me bo lirime tatimore për veturat e reja e jo-ndotëse?

Leutrim Sahiti: E kemi inicuar.

Jeta Xharra: Kur ka me u implementu standardi europian Euro 5 dhe Euro 6 për regjistrim të veturave në Kosovë?

Leutrim Sahiti: Nëse do ta kemi Ministrinë e Infrastrukturës do ta bëjmë brenda tre muajve.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin vaj me grumbullu vajin e përdorur?

Leutrim Sahiti: Është duke ndodhur sepse i kemi licencuar kompanitë që ta bëjnë këtë  ose janë në procedim të marrjes së licencave.

Jeta Xharra: Kur keni me i obligu kompanitë që shesin bateri me i grumbullu e me i riciklu  bateritë?

Leutrim Sahiti: Brenda mandatit të parë në vitin e parë të qeverisjes.

Jeta Xharra: Kur ka me u bo deponia për mbeturina industriale? (i kemi humb 12 milionë të BE-së me ndërtu këtë deponi)?

Leutrim Sahiti: Në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.