VIDEO- Polemika LDK-AAK: Për çka e takoi Merkeli Haradinajn në Berlin?

Sonte në #DebatPernime, Besnik Tahiri i AAK-së dhe Arben Gashi i LDK-së polemizuan për një takim që muaj më parë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvilloi në Berlin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Merkeli e ka pritë në instancën më të lartë shtetërore kryeministrin Haradinaj”, tha Besnik Tahiri.

“Për çka e ka thirrë”, e pyeti Arben Gashi i LDK-së.

“A pe sheh që s’ke argumente… e ka thirrë me folë për zgjedhje të futbollit”, ironizoi Besnik Tahiri i AAK-së.

“Ka qenë për liberalizim”, shtoi Tahiri.

“Takimi ka qenë për liberalizim, për dialog, për të gjithë temat e hapura”, tha ai.

Por Arben Gashi dha versionin e tij të këtij takimi.

“Asnjë kryeministër nuk e ka pranuar (Haradinajn) në takim bilateral përveç Kancelarees Merkel e cila e ka ftu m’i kallxo se çka duhet me ba”, tha Gashi

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.