PDK akuzon LDK-në për politizim të Universitetit të Pejës

Përfaqësuesi nga Partia Demokratike e Kosovës, Muzafer Shala në #DebatPernime ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se ka politizuar Universitetin e Pejës.

Kur moderatorja Jeta Xharra kërkoi të dijë nga Shala se ‘ a ka mundësi që në universitete me u punësu pa qenë në ndonjë parti politike”, Shala u përgjigj që edhe ai është në një parti dhe është punësuar duke u drejtuar nga Xharra me pyetjen “pse a ka naj problem?”.

Tutje kur iu dha fjala prapë për replikë ai akuzoi Universitetin e Pejës se është i politizuar pasi që prorektor i të njëjtit universitet është një njeri i LDK-së.

“Sa i përket politizimit te pjesa e LDK-së z. Mazreku është prorektor i Universitetit të Pejës, dmth dhe është pikërisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Në anën tjetër në gusht të këtij viti KALLXO.com me anë të një hulumtimi gjeti se një pjesë e stafit akademik, të angazhuar dhe administrativ të Universitetit “Haxhi Zeka” ishin apo vazhdojnë të jenë pjesë e partisë së Kadri Veselit, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vetë Sekretari i përgjithshëm i Universitetit “Haxhi Zeka”, Astrit Ademaj, së fundmi është zgjedh në kryesinë e PDK-së në Pejë.

Edhe Sekretari i fakultetit të Biznesit në Universitetin e Pejës është zyrtar nga PDK.

Liridon Cukaj e ka pranuar se është pjesë e kryesisë së PDK-së në Pejë, ndërsa ka thënë se partia nuk ka ndikuar që të mbaj vendin e punës në të cilin është.

Universiteti i Pejës, ‘çerdhe’ e PDK-së

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Sabiha Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Vesel Makolli

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.