Qendra e Numërimit dhe rezultateve. Foto: KQZ

Parregullsi në votat për subjektet politike në Gjakovë

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Gjakovë, kanë vërejtur se në një qendër votimi përveç parregullsive në numërimet e votave për kandidatët për deputetë, mospërputhje ka pasur edhe në votat për subjektet politike.

Në vendvotimin me numër 0223C/02D në fshatin Piskotë, përkatësisht shkolla fillore “Selman Riza”, gjatë numërimit fillestar, Partia Liberale Egjiptiane (PLE) i ka pasur 39 vota, ndërsa pas rinumërimit kanë rënë në 38 sosh.

Kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e përgjithshme për subjektet politike, pasi nga 337 vota, pas rinumërimit në formular janë shënuar 336 vota.

Edhe tek votat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie ka pasur parregullsi.

Kandidatit Veton Berisha, i janë zbritur 3 vota pas rinumërimit, pasi ai fillimisht i ka pasur 34, për të kaluar në 31 sosh.

Gjithashtu, edhe Artan Berisha në numërimin fillestar i ka pasur 35 vota, ndërsa pas rinumërimit i ka marr 31 sosh.

Anëtarët e Komisionit në numërimin fillestar kanë qenë: Kreshnik Ibra – kryesues, Behar Bedra, Shani Smaqi, Brendonis Bala, Napulon Zeqiri, Adriatik Kokalli dhe Muharrem Nimani.

Ndërkaq, komisionarët në rinumërim janë: Ekrem Salihu, Lirije Haziraj, Delvina Arllati, Arta Kuqi, Kastriot Miftari dhe Gylten Llapashtica.

PLE

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Veton Berisha 34 31
Artan Berisha 35 31
Mirlinda Hoti 5 4
Smajl Demaj 1 0
Emine Murtezi 1 2
Sendijana Rexhaj 24 23
Benjamin Ajdari 4 2
Hysni Fetaj 12 10
Faruk Alijaj 4 2

Edhe kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj i janë ndryshuar votat pas rinumërimit.

Hadërgjonaj nga 4 vota sa i ka pasur, tashmë i ka të shënuara 3 sosh në formularët e KQZ-së.

PDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Safete Hadergjonaj 4 3

Votat të cilëve kanë pësuar më shumë ndryshime, janë ata të koalicionit parazgjedhor AAK-PSD.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj në këtë vendvotim, pas numërimit fillestar i ka pasur 116 vota, përderisa rinumërimi ia ka zbritur ato në 115.

Kandidatja për deputete, Magbule Shkodra në numërimin e parë i ka marrë 22 vota, ndërkaq tashmë i janë bërë 24 sosh.

Kandidati tjetër, Labinot Tahiri nga rinumërimi në këtë qendër votimi në Gjakovë, i ka marr 2 vota më shumë, nga 3 sa i kishte.

AAK – PSD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Ramush Haradinaj 116 115
Magbule Shkodra 22 24
Gazmend Abrashi 30 29
Teuta Haxhiu 42 40
Ali Berisha 7 8
Ilirjane Gafuri 0 1
Donika Kadaj – Bujupi 9 8
Gazmend Abrashi 30 31
Besnik Tahiri 5 6
Rexhep Kadriu 9 8
Labinot Tahiri 3 5
Daut Haradinaj 28 29
Gazmend Syla 12 14
Lahi Brahimaj 39 42
Vehbi Imeri 1 3
Eleonora Çeku – Kryeziu 1 0
Dervish Tahiri 59 57
Shpend Ahmeti 5 6

Kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit Nisma- AKR – PD, kryesisht i janë shtuar votat pas rinumërimit.

Fazli Hoxha nga 4 vota sa kishte në fillim, pas rinumërimit i ka marr 3, përderisa katër kandidatë të tjerë kanë marrë nga 1 votë, pas rinumërimit në QNR.

Nisma – AKR – PD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Fazli Hoxha 4 3
Abdullah Mehmeti 0 1
Shukri Quni 0 1
Tasim Halabaku 0 1
Refki Bytyqi 0 1

Parregullsitë në numërimit e votave janë shpërfaqur edhe në listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Liburn Aliu nga 0 vota në fillim, në rinumërim e mori 1 të tillë, Arbërie Nagavci nga 3 vota kaloi në 2, Saranda Bogujevci nga 0 vota, pas rinumërimit e mori 1 votë.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Liburn Aliu 0 1
Arbërie Nagavci 3 2
Saranda Bogujevci 0 1
Tinka Kurti 0 1
Jetmire Vrenezi 0 1
Agon Batusha 10 9
Fjolla Ujkani 0 1

Dallime në vota janë vërejtur edhe tek emrat e kandidatëve të Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga LDK-ja, Vjosa Osmani pas rinumërimit ka mbetur me një votë më pak.

Edhe 14 kolegët e saj pësuan me ndryshime në vota.

LDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vjosa Osmani 69 68
Lirije Kajtazi 5 4
Besian Mustafa 6 5
Driton Selmanaj 7 6
Arban Abrashi 3 4
Fatmir Rexhepi 3 2
Xhavit Rexhaj 1 2
Vlora Limani – Hajnuni 3 2
Imet  Rrahmani 10 11
Naser Rugova 7 6
Brikenda Kryeziu 4 5
Adem Salihaj 0 1
Rrezarta Krasniqi 2 1
Luan Gola 12 13
Elmire Nikçi – Rexha 10 11

Në anën tjetër, në partinë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ka mospërputhje të votave nga numërimi fillestar në rinumërim.

IRDK

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Edonita Hamza 0 1
Arjeta Shala 0 1

KALLXO.com ka raportuar se Prokuroria e Shtetit është duke vëzhguar për së afërmi procesin e rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve që prej ditës kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve të enjten e kaluar.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se pas ftesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, prokurori kompetent së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me parregullsitë e numërimit të votave edhe në DeçanGjilanDragash , Drenas dhe Gjakovë.

(Dokument) Kandidatëve iu ‘vodhën’ votat në Gjakovë

.