Osmani: Nuk do të hezitoj ta drejtoj dialogun me Serbinë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani përmes Debatit Pernime ka “thumbuar” Kryeministrin në largim sa i përket dialogut me Serbinë.

Osmani ka deklaruar se nuk të hezitojë të marrë përsipër detyrat kushtetuese për të drejtuar dialogun.

Do të keni një kryeministre dhe një qeveri që nuk do të hezitoj t’i marrë përsipër detyrat e veta kushtetuese qoftë në dialogun me Serbinë qoftë në raportet tjera”, tha Osmani për KALLXO.com.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se ai nuk ka kohë të merret me dialogun, pasi që është duke u marrë me punët e brendshme.

Ishte formuar një Ekip Negociator, i cili në fund nuk mundi të vazhdoj punën për shkak se Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj. Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.