Osmani: Konkurset gjatë fushatës zgjedhore do të rishikohen menjëherë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar në Debat Pernime se konkurset e hapura gjatë fushatës zgjedhore do të rishikohen menjëherë pasi që Osmani të vijë në pushtet.

“Konkurset që me të drejtë po i quani “aksham Pazar” me tendencë që të blejnë vullnetin e qytetarëve, por të jeni të bindur se do të dështojnë, do të rishikohen menjëherë në ditët e para të qeverisë sime. Të gjitha këto konkurse dhe këto punësime tjera, edhe punësimet joligjore do të rishikohen.

KALLXO.com ka shkruar më 24 shkurt për konkursin që Trepça e ka hapur për 220 vende të reja të punës.

https://kallxo.com/lajm/vala-e-punesimeve-ne-prag-te-zgjedhjeve-220-vende-te-reja-te-punes-ne-trepce/

Përveç në Trepçë, konkurs është hapur edhe në KEK për 133 vende pune si dhe në Ministri të Mbrojtjes ku është hapur konkurs për 30 persona me kontrata mbi vepër.

https://kallxo.com/lajm/aksham-pazar-para-zgjedhjeve-kek-hap-133-vende-pune/?

https://kallxo.com/punesimet/aksham-pazari-me-punesime-para-zgjedhjeve-ne-ministrine-e-mbrojtjes/?

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.