Nxënësit e gjimnazit pyesin pse shkolla po përdoret për votime e jo për mësim

Këshilli i nxënësve të gjimnazit të shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë ka reaguar kundër përdorimit të shkollës si pikë vendvotimi.

Sipas reagimit, para 1 muaji, Komuna e Prishtinës e adresoi situatën e shkollës si në gjendje alarmante dhe urdhëroi largimin e nxënësve nga shkolla me pretekstin se shkolla mund të “rrëzohej“ nga momenti në moment.

Përse shkolla rreptësisht mbyllet për nxënës e mësim, kurse për zgjedhje dhe politikë jo?, pyet Këshilli i Nxënësve i gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Ky është reagimi i plotë i Këshillit të Nxënësve:

“REAGIM

DYERT E SHKOLLËS SONË TË HAPEN VETËM PËR ARSIM!

Këshilli i Nxënësve të Gjimanzit “Ahmet Gashi” reagon kundër përdorimit të shkollës sonë si pikë vendvotimi.

Para 1 muaji, Komuna e Prishtinës e adresoi situaten e shkollës sonë si gjendje alarmante dhe urdhëroi largimin e nxënësve nga shkolla me pretekstin se shkolla mund të “ rrëzohej “ nga momenti në moment.

Përse shkolla rreptësisht mbyllet për nxënës e mësim, kurse për zgjedhje dhe politikë jo?

Ne kerkojmë pergjigje nga Komuna për faktin se fluksi i madh i votuesve mund ta vendos në rrezik objektin tonë shkollor duke pasur parasysh prentendimet për rinovimin e saj, si dhe mund të ketë lendime per stafin e komisionerëve e vëzhguesve dhe qytetarëve që i përkasin këtij vendvotimi.

Këshilli i nxënësve,

06.10.2019”.