Nisma në Lipjan premton vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në qytetin e Lipjanit.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka premtuar reforma pensionale dhe mbështetje për rininë.

“Kjo qe po shoh në Lipjan është se zgjidhje më të lehtë se për të votuar në Lipjan nuk ka. Për programin tonë folën kandidatët tonë, ma lehtësuan punën. Besoj që është një mundësi e madhe ne si Kosovë me bo një hap të madh. E di që nuk është e lehtë se ka shume oferta, zhurma, fjalë e piskama, se ndoshta qytetari e ka vështire, por hapi ynë është plan i madh drejt ndryshimit në vend. Bashkë për shtetin për reforma te pensioneve, për rininë”, tha ai.

Limaj edhe në këtë tubim foli për dialogun Kosovë-Serbi. “Sot me shumë se kurrë duhet të tregohemi të kujdesshëm se kë po e votojmë. “Është shumë e mundur që Qeveria që del nga këto zgjedhje do të negociojë marrëveshjen me Serbinë. Kam pa me sytë e mi njerëz që gabojnë politikisht. Kthehuni edhe këqyrni  kush ka votuar për Gjykatën Speciale. Një njeri që e shet veten me çmim gjithmonë do të jetë dikush qe do ta blejë”, shtoi ai.

Kurse, kryetari i Degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti tha se subjekti i tij politik është i përkushtuar që me të gjitha forcat ta ndryshojë vendin.

“Papunësia është shqetësimi ynë kryesor prandaj me prioritet do të merremi me hapjen e vendeve të reja të punës. Kosova ka nevoje për strategji për zhvillim ekonomik. Hulumtimi dhe inovacioni janë burime të rëndësishme për zhvillim ekonomik të vendit. Do të krijojmë mjedis për këtë. Do të angazhohemi, me njerëz të ditur, afaristë e sindikalistë”, tha ai.

Ndërkaq, kandidatja për deputete nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Valentina Shala-Bajrami tha se programi i tyre po përkrahet nga të gjithë.

“Ne kemi me qenë zgjidhja e qytetarëve të Republikës së Kosovës, zgjidhja e punës në Parlament dhe qeveri në krye me Fatmir Limajn kryeministër”, u zotua ajo.

Në anën tjetër, Bekim Brestovci, kandidat për deputet nga ky koalicion premtoi zhvillim ekonomik. “Ne të gjithë çdo qytetar i Kosovës po bashkohemi rreth këtij slogani jo vetëm për ta dashtë shtetin por edhe për ta ndërtuar dhe për ta zhvilluar. Programet e mia janë të lidhura direkt me zhvillimin ekonomik të vendit. Ne nuk mund të pajtohemi më kur pensionisti s’ka mundësi qe për mbesat dhe nipërit ta blejnë asnjë dhuratë të vogël. Pacientët tonë, për ta ofrohet vetëm shtrati dhe asgjë tjetër”, tha ai.