NISMA-AKR: Për dy vjet do ta bëjmë testimin dhe rivlerësimin e mësimdhënësve

Kandidati për deputet nga koalicioni AKR- NISMA- PD, Vesel Makolli ka premtuar se rivlerësimi dhe testimi i mësimdhënësve do të bëhët për dy vjet nëse ky koalicion arrin të qevërisë në mandatin e ardhshëm.

Po ashtu, Makolli ka premtuar se stadiumet do të kenë standard të UEFA-s për gjashtë muaj e më së largu një vit në qevrisjen e këtij koalicioni.

Deklaratat e plota të Makollit:

Jeta Xharra: Kur ka me u kry testimi dhe rivlerësimi i mësimdhënësve ?

Vesel Makolli: Për dy vjet

Jeta Xharra: Sa inspektor të arsimi keni me i pasë kur të vini në pushtet ?

Vesel Makolli: të mjaftueshëm për me inspektu arsimin

Jeta Xharra: Çka do të bëni me mësuesit që kanë mbetur pa punë pas mbylljes së shkollave ?

Vesel Makolli: Ata që janë afër pensionit do të pensionohen para kohe dhe do të vepri=ohet ashtu sic është vepruar me minatorë dhe punëtorët e KEK-ut

Jeta Xharra: A do të siguroheni se çdo shkollë e Kosovës do të jetë e kompletuar me laborator dhe kur do t’i kenë këto mandate ?

Vesel Makolli: Po, gjithsesi gjithsesi, deri në fund të mandatit

Jeta Xharra: Këtë vit për herë të parë është bërë ligji për sponozorim, këtu është mbështet edhe ligji për tatim në korporata. A keni me i bo transparente të gjitha dokumentet edhe emrat e bizneseve që iu njihet e drejta 30% të fitimeve me i dhënë për sport?

Vesel Makolli: Sa i përket transparencës ne jemi të parët

Jeta Xharra: Sa stadiume do t’i plotësojnë kushtet e UEFA-së deri në fund të mandatit ?

Vesel Makolli: Me rëndësi me kry sa më shpejt stadium kombëtar  edhe dy i kemi dhe tri po mendoj që janë të mjaftueshmë për këtë mandate dhe brenda gjashtë muajve apo një viti të plotësojnë standardet e UEFA-s.